Politika 30 May 2025, 16:54 Nga VNA

KQZ rrëzon pretendimin e PD-ASHM për “trenin bullgar” në Peqin: Nuk u konstatuan fletë votimi jashtë kutive zyrtare

Ndaje në Whatsapp
KQZ rrëzon pretendimin e PD-ASHM për “trenin bullgar”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i është përgjigjur zyrtarisht Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), duke hedhur poshtë pretendimet për ekzistencën e fenomenit të njohur si “treni bullgar” në qytetin e Peqinit, në Qarkun Elbasan.

Në një shkresë zyrtare drejtuar përfaqësuesit ligjor të kësaj force politike, Franc Nuri, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, sqaron se nga kontrolli i ushtruar mbi materialet zgjedhore nuk është evidentuar asnjë rast që mbështet akuzat e ngritura nga PD-ASHM.

“Gjatë procesit të marrjes në dorëzim të bazës materiale të dërguar nga KZAZ nr. 45, Peqin, nuk është evidentuar ndonjë rast ku fletë votimi të papërdorura të jenë administruar jashtë kutive të materialeve zgjedhore të kësaj KZAZ-je,” – thuhet në përgjigjen zyrtare të Celibashit.

Përgjigja e KQZ-së vjen në kuadër të një kërkese të depozituar nga PD-ASHM më datë 22 maj 2025, ku partia kërkonte informacione dhe ekspertizë të detajuar mbi një sasi materialesh zgjedhore që pretendohej se ishin kapur në territorin e Peqinit dhe që, sipas saj, përbënin provë për manipulim zgjedhor nëpërmjet metodës së “trenit bullgar” – një praktikë e dyshuar që përfshin përdorimin e fletëve të votimit jashtë procesit të rregullt zgjedhor.

Pretendimi i PD-ASHM u bë publik menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor të 21 prillit, duke ngritur akuza për manipulim dhe blerje votash në disa zona të vendit, përfshirë Peqinin. Por verifikimet zyrtare të KQZ-së duket se nuk kanë mbështetur këto akuza.

Video

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme