Politika 31 May 2025, 14:11 Nga VNA

Berisha mbështet vendimin e KAS dhe lë në baltë kandidatët e PD që kërkuan rinumërim: Kanë keqkuptuar deklaratën time

Ndaje në Whatsapp
Berisha mbështet vendimin e KAS dhe lë në baltë

Një ditë pasi anëtarët e PD në KAS bashkuan votat me ata të PS për të rrëzuar ankesat e katër kandidatëve të PD për të rinumëruar votat preferenciale, kreu i PD, Sali Berisha, në konferencën e sotme për mediat ka shuar çdo dyshim se është ai pas këtij veprimi. Berisha deklaroi se përfaqësuesit e PD-së në KAS kanë vepruar në përputhje me ligjin dhe se kandidatët që kërkuan rinumërimin kishin ndjekur një rrugë pa bazë ligjore.

“Disa kandidatë që kanë kërkuar rinumërim i kanë depozituar pranë përfaqësuesve të partisë në KQZ dhe presin momentin e vlerësimit që partia ka për X qark dhe pastaj do paraqiten ankesat e tyre. Përfaqësuesit tanë në KAS kanë zbatuar ligjin. Ata nuk mund të votonin për një akt që është hequr me ligji”, tha Berisha.

Kryedemokrati shtoi se kandidatët në Tiranë janë këshilluar se rruga që kishin ndjekur nuk kishte bazë ligjore. Por deklarata e tij që bie ndesh me atë të Ilir Alimehmetit, i cili një ditë më parë pas vendimit të KAS, theksoi se partia duhej t’i kishte udhëzuar në mënyrën e duhur për hapat që duhej të ndërmerrnin.

“Edhe për kandidatët e Tiranës, ata u informuan dje përsëri se rruga që kanë ndjekur është një rrugë që nuk ka mbështetje ligjore” – u shpreh Berisha.

Më tej Berisha thotë se kandidatët kanë keqkuptuar deklaratat e tij publike kur është shprehur se do të mbështeste kërkesat e tyre, por në bazë të ligjit. Ndonëse kandidatët i ka në parti dhe mund t’i kishte qartësuar për mënyrën që duhej të ndiqnin.

Më tej, ai shtoi se kandidatët kishin keqinterpretuar deklaratat e tij publike kur kishte shprehur mbështetje për kërkesat e tyre, por vetëm në përputhje me ligjin. Megjithëse kandidatët janë pjesë e partisë dhe PD mund t’i kishte orientuar qartë për procedurat që duhej të ndiqnin.

“Pra, ka qenë vetëm një keqkuptim nga ana e tyre. Në qoftë se nga unë është thënë dy herë se çdo kandidat që mendon se i duhet transparenca, do mbështetet nga partia, duhet të respektojë këtë platformë që ka përcaktuar partia në përputhje me ligjin elektoral”, tha Berisha.

 

 

Video

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

Këto janë pamjet e dyqanit të Noizyt në Durrës, pranë të cilit u gjet një sasi lënde plasëse e pashpërthyer. Lënda plasëse u konstatua pranë derës së hyrjes së biznesit në zonën e Plazhit, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme