Politika 31 May 2025, 09:47 Nga VNA

PD i doli kundër në KAS, Ilirjana Kuçana: Jam e zhgënjyer! Betejës do t’i shkojë deri në fund, votat më janë tjetërsuar

Ndaje në Whatsapp
PD i doli kundër në KAS, Ilirjana Kuçana: Jam e zhgënjyer!

Edhe kandidatja për deputete e PD, Ilirjana Kuçana, shprehet se është e zhgënjyer nga anëterët e Pd në KAS që votuan për të rrëzuar ankimet për rinumërimin e votave preferenciale.

Në një intervistë për Report TV, Kuçana shprehet se ka fakte që vota e saj është tjetërsuar dhe pasi ka vëzhguar pamjet filmike, ka bërë edhe kërkesën për rinumërimin e votave të saj.

“Dhimbja më e madhe për një kandidat demokrat nuk është se nuk pranohet kërkesa e një kandidati nga anëtarët e KAS të PS, por kur sheh që anëtarët e PD bashkojnë votat me PS, kjo ka qenë një nga ngjarjet që unë personalisht kam qenë e shokuar. Kam pyetur në sallë se si ka mundësi dhe si ka qenë miratimi. Ka qenë 4 pro dhe 1 kundër. Siç e dini vendimi për numërimin e kandidatëve, e cila pasi ka marrë pamjet filmike, pasi i kam drejtuar KQZ disa kërkesa, të më vendosë në dispozicion proces verbalet, një e drejtë që e ka secili kandidat, akoma nuk i kam.

Kam fakte, kam parë pamjet pamjet filmike. Kam kuti të identifikuar që është tjetërsuar vota ime dhe i është kaluar kandidatëve të tjerë”, tha Kuçana

Megjithatë, ajo është shprehur se do t’i shkojë deri në fund kësaj beteje duke e vijuar me ankim në Kolegj Zgjedhor, Gjykatën Kushtetuese e më tej thotë edhe në institucionet ndërkombëtare, pasi është e bindur se vota e saj është tjetërsuar për kandidatë të tjerë brenda listës së PD.

Video

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

Këto janë pamjet e dyqanit të Noizyt në Durrës, pranë të cilit u gjet një sasi lënde plasëse e pashpërthyer. Lënda plasëse u konstatua pranë derës së hyrjes së biznesit në zonën e Plazhit, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme