Politika 31 May 2025, 08:28 Nga VNA

Ilir Alimehmeti i zhgënjyer nga numërimi i munguar i votave personale për Tiranën: Nëse subjekti duhet të dërgonte kërkesë duhet të na e thonin

Ndaje në Whatsapp
Ilir Alimehmeti i zhgënjyer nga numërimi i munguar i votave personale

Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili kandidoi nën siglën e PD-ASHM në Qarkun Tiranë, ka folur për Report Tv pasi KAS rrëzoi kërkesën e tij për rinumërim të votave preferenciale.

"De fakto nuk u morën me kërkesat tona, përmbajtjen e provave, u morën me një artificë të pakuptimtë që është “subjekti duhet të kërkojë rinumërim”, ndërkohë që kryetari i PD është shprehur pro. Kaq di nga seanca, thelbi është që nuk bazohet ke provat e dërguara por te një artificë.

Presim për hapat e tjera. Unë vetë në prova kam evidentuar shifra gabim në proces-verbale. Kemi parë edhe disa kamera, parregullsi në qindra vota jo vetëm të miat, që në video janë ndryshe nga proces- verbali. Nëse subjekti politik duhej të dërgonte një shkresë, duhet të na e thonin", tha ai.

PD dhe PS bashkuan votat në KAS duke rrëzuar kërkesën e 4 kandidatëve demokratë për rinumërim e votave të tyre.

Video

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme