Politika 2 June 2025, 10:42 Nga VNA

Berisha akuzon sërish Irena Gjokën dhe Ulsi Manjën: “Kontratë e falsifikuar, ryshfet dhe mbulim krimesh”

Ndaje në Whatsapp
Berisha akuzon sërish Irena Gjokën dhe Ulsi Manjën:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur sërish akuza të forta ndaj ish-kryetares së Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Irena Gjoka, duke e akuzuar për përdorimin e një kontrate të falsifikuar dhe të panoterizuar, e cila është pranuar si dokument zyrtar në proces gjyqësor.

Sipas Berishës, kontrata në fjalë “turpëron shtetin” dhe përbën një shembull të qartë të kapjes së institucioneve nga korrupsioni. Ai nuk kurseu as ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, të cilin e akuzoi për mbështetje ndaj Gjokës dhe për përfshirje në veprime të paligjshme.

“Kjo kontratë pa noteri turpëron edhe shtetin e gomarit,” deklaroi Berisha gjatë një konference për shtyp.

Ish-kryeministri shtoi se Gjoka, të cilën e përmendi si “Irena me 5 mbiemra”, prej 15 muajsh po mbrohet nga Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, ministri Manja dhe Altin Troplini, duke akuzuar këta zyrtarë për mosveprim të qëllimshëm.

“Irena tallet me ta, i poshtëron, sepse këta janë të kapur prej saj për shkak të shërbimeve që u ka bërë. Ulsi Manja fsheh dokumentet, dhe sipas burimeve, ka futur në çantën e tij Louis Vuitton edhe 500 mijë euro ryshfet,” u shpreh Berisha.

Ai përmendi gjithashtu Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), të cilin e akuzoi se nuk ka vepruar brenda afateve ligjore, përkundër faktit që ka në dorë një vulë apostile. Sipas tij, institucionet po përpiqen të transferojnë përgjegjësinë nga njëri te tjetri, në përpjekje për të mbuluar “krimet e Irenës me 5 mbiemra”.

“Kjo është e vërteta e zyrave të narkoshtetit,” përfundoi Berisha.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme