Politika 1 June 2025, 19:51 Nga VNA

“Lista në kafene, përçarje dhe përjashtime” – Ilda Dhori shpërthen ndaj Bardhit: Ai është përgjegjësi i humbjes në Fier

Ndaje në Whatsapp
“Lista në kafene, përçarje dhe përjashtime”

Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori, ka akuzuar publikisht drejtuesin politik të PD për qarkun Fier, Gazment Bardhi, si përgjegjësin kryesor për rezultatin zhgënjyes të opozitës në këtë qark në zgjedhjet e 11 majit. Në një intervistë për MCN TV, Dhori ka artikuluar kritika të forta për mënyrën se si u menaxhua fushata dhe u përzgjodhën kandidatët për deputetë.

“Lista e kandidatëve u hartua në kafene”, deklaroi deputetja, duke ironizuar procesin e përzgjedhjes së emrave që, sipas saj, u bë mbi baza klienteliste dhe jo meritokracie. “Në listë kishte njerëz që pinin kafe me Bardhin. Kjo listë nuk i përfaqësonte demokratët e Fierit dhe nuk u ndërtua mbi analiza politike apo me përfshirjen e strukturave në vendimmarrje,” tha Dhori.

Sipas saj, fushata në Fier ishte përjashtuese, pa energji mobilizuese dhe e mbushur me tensione të brendshme, që u reflektuan në terren me një opozitë të dobët dhe të përçarë. “Nuk kishte frymë bashkimi. Pati vetëm përjashtime dhe vendime të njëanshme. Çdo përpjekje për të bashkuar demokratët u minua nga klanet e brendshme,” theksoi ajo.

Dhori nënvizoi gjithashtu se shumë demokratë u lanë jashtë listës dhe jashtë fushatës, vetëm sepse nuk kishin mbështetur PD-në në zgjedhjet e vitit 2023. “U vendosën kritere të mbyllura dhe u favorizuan vetëm emrat e afërt me një grup të vogël njerëzish. Kjo është arsyeja pse opozita dështoi keq në Fier,” shtoi ajo.

Qarku i Fierit, një ndër më të mëdhenjtë në vend, prodhon 12 mandate parlamentare, nga të cilat Partia Demokratike arriti të siguronte vetëm 4 – një rezultat që Dhori e quan të papranueshëm dhe pasojë direkte e menaxhimit të gabuar nga Gazment Bardhi.

Video

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme