Politika 31 May 2025, 16:18 Nga VNA

Andia Ulliri kërkon mandatin e Arian Ndojës në Durrës: Kuota gjinore është e parashikuar në Kushtetutë

Ndaje në Whatsapp
Andia Ulliri kërkon mandatin e Arian Ndojës në Durrës: Kuota

Kandidatja për deputete e PD në qarkun e Durrësit, Andia Ulliri, ka folur për ankimin që ka depozituar në KQZ, ku kërkon që mandati i deputetit nga lista e hapur t’ikalojë asaj.

Në një intervistë për mediat, Ulliri tha se kërkesa e saj vë në dijeni të KQZ-në për çështjen e kuotës gjinore. Sipas saj, kuota gjinore ndonëse është parashikuar në Kushtetutë, por ndryshimet e shpeshta në kodin zgjedhor ka cënuar edhe kuotën gjinore dhe barazinë gjinore.

“Kërkesa ime e cila është depozituar në KQZ është një kërkesë që vë në vëmendje KQZ-në për çështjen e kuotës gjinore. Unë nuk kam qenë një nga kandidatët që ka kontestuar në raport me rinumërim apo kërkesë për rivlerësim të votave, por kam qenë një nga kandidatet e cila ka marrë përsipër një kauzë e cila ka qenë vënia në vemendje të KQZ-së për çështjen e kuotës gjinore.

Kuota gjinore është e parashikuar në Kushtetutë por duke qenë se kodi i ri zgjedhor ka patur disa ndryshime, pra ka listën unike që përbëhet nga ajo e hapur dhe e mbyllur, në një keqinterpretim të saj, ajo nuk trajtohet si një listë e vetme por si dy lista të ndara duke cënuar drejtëpërdrejtë edhe kuotën gjinore dhe ligjin për barazinë gjinore” - tha ajo.

Ulliri është e treta më e votuara në listën e hapur në Durrës dhe nëse KQZ i jep të drejtë, ajo merr mandatin e kandidatit Aian Ndoja.

 

 

Video

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme