Politika 2 June 2025, 10:22 Nga VNA

Berisha: “Altin Dumani, nga sot Altin Troplini”. Akuzon lidhje me kartelin e drogës dhe mbrojtje të të kërkuarve

Ndaje në Whatsapp
Berisha: “Altin Dumani, nga sot Altin Troplini”. Akuzon lidhje me

 Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë sot në një deklaratë për mediat pas paraqitjes së tij në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, duke e cilësuar atë si bashkëpunëtor të një karteli të fuqishëm droge në Europë. Ish-kryeministri deklaroi se ka lënë një mesazh të drejtpërdrejtë për Dumanin në zyrën e tij, ku i referohet me epitetin “Altin Troplini”.

“Kjo zyrë shteti që paguhet me rrogat më të larta në Ballkan, 7 mijë euro për person, do të shpallet seksion i kartelit Troplini, më të fuqishëm të drogës në Europë, i vetmi që administron Portin e Durrësit. Ndaj dhe në shënimin që i lash Altin Troplinit, e informova se sot e tutje nga Dumani do ta quajmë Altin Troplini”, deklaroi Berisha.

Ai e justifikoi këtë akuzë me arsyetimin se Prokuroria e Posaçme kishte mbajtur për 22 ditë një vendim gjykate që, sipas tij, duhej të çonte në arrestimin e disa emrave të njohur, përfshirë Xhvdet Troplinin dhe Elvis Doçin.

Ndërkohë, po gjatë ditës së sotme, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) pritet të hidhet shorti për përzgjedhjen e trupës gjykuese që do të shqyrtojë çështjen “Partizani”. Vendimi për kalimin e dosjes në gjykim u mor më 19 maj, pas muajsh zvarritjeje proceduriale.

Video

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme