Politika 1 June 2025, 21:11 Nga VNA

“Më lanë vetëm përballë bandave” – Kandidatja e PD shpërthen ndaj Bylykbashit: Drejtuesit politikë janë humbës serialë!

Ndaje në Whatsapp
“Më lanë vetëm përballë bandave” –

Ilirjana Kuçana, kandidate e Partisë Demokratike në listë të hapur për qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 11 majit, ka ngritur akuza të forta për organizimin e brendshëm të PD-së në këtë qark.

Në një intervistë për A2CNN, Kuçana ka treguar se është përballur me kërcënime dhe presione nga grupe kriminale gjatë gjithë fushatës elektorale, ndërkohë që, sipas saj, është lënë e vetme përballë kësaj situate.

“Kam pritur më shumë mbështetje nga drejtuesi politik i Durrësit, Oerd Bylykbashi. Në Durrës ka banda kriminale, që politika nuk guxon t’i përmendë as emrin” deklaroi ajo.

Kuçana nuk nguroi të kritikojë as procesin e përzgjedhjes së kandidatëve në të gjithë vendin, duke e cilësuar atë si të nxituar dhe të mbushur me vendime të padrejta.

“Sot, PD ka disa drejtues që janë humbës serialë. Ka ardhur koha të flasim hapur për këtë. Nuk mund të pretendosh fitore me të njëjtët njerëz që kanë dështuar vazhdimisht,” tha ajo.

Pak ditë më parë, Kuçana kërkoi edhe rinumërimin e votave preferenciale për kandidaturën e saj, duke pretenduar se votat i janë vjedhur nga kandidatë të tjerë brenda listës së PD-së. Megjithatë, kërkesa e saj u rrëzua nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), pasi, sipas vendimit, një kërkesë e tillë mund të bëhet vetëm nga vetë partia politike.

Lexo gjithashtu

Video

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

Këto janë pamjet e dyqanit të Noizyt në Durrës, pranë të cilit u gjet një sasi lënde plasëse e pashpërthyer. Lënda plasëse u konstatua pranë derës së hyrjes së biznesit në zonën e Plazhit, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme