Politika 2 June 2025, 17:33 Nga VNA

KAS shpëton Rusmailin, PD kërkon hetim për 130 mijë fletë votimi të zhdukura

Ndaje në Whatsapp
KAS shpëton Rusmailin, PD kërkon hetim për 130 mijë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) refuzoi kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e anëtarit Ilir Rusmaili nga shqyrtimi i ankimimeve zgjedhore, pavarësisht akuzave të rënda të selisë blu për mungesë paanshmërie dhe sjellje të papërshtatshme nga ana e tij.

Përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu, dorëzoi një kërkesë zyrtare ku e akuzoi Rusmailin për lidhje politike me Presidentin Bajram Begaj, si dhe për fyerje dhe qëndrime të hapura armiqësore ndaj PD dhe përfaqësuesve të saj. “Anëtari Rusmaili, në pamundësi për të kontrolluar shpërthimet emocionale, degradon në sharje dhe ofendime ndaj nesh,” thuhet në shkresën e depozituar në KAS.

Por kjo kërkesë është rrëzuar nga KAS, duke lënë në fuqi vendimin për praninë e Ilir Rusmailit.

Paralelisht, PD ka hapur tjetër betejë duke kërkuar hetim nga KQZ për  zhdukjen e 130.754 fletëve të votimit të papërdorura në zgjedhjet e 11 majit. Në një shkresë drejtuar KQZ-së, PD kërkon hetim administrativ urgjent dhe verifikim të fletëve në të gjitha kutitë e votimit në rang kombëtar.

Sipas të dhënave të përfshira në dokument, KQZ ka raportuar:

3.534.792 fletë votimi të prodhuara; 1.463.204 fletë të përdorura (në kuti); 1.935.834 të papërdorura; 5.000 fletë të dëmtuara.

Por sipas llogaritjeve të PD-së, rezulton një mungesë e pajustifikuar prej mbi 130 mijë fletësh, të cilat nuk figurojnë as në kuti, as të papërdorura dhe as të dëmtuara. “Kërkojmë sqarime të detajuara për vendndodhjen dhe trajtimin e këtyre fletëve. Kjo është një situatë e papranueshme që kërkon veprim të menjëhershëm,” thekson PD në kërkesën drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Opozita e konsideron këtë një tjetër element që rëndon mbi procesin zgjedhor, i cili sipas saj është i komprometuar jo vetëm nga trajtimi i ankesave, por edhe nga mospërputhja flagrante në të dhënat zyrtare për fletët e votimit.

Video

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

Këto janë pamjet e dyqanit të Noizyt në Durrës, pranë të cilit u gjet një sasi lënde plasëse e pashpërthyer. Lënda plasëse u konstatua pranë derës së hyrjes së biznesit në zonën e Plazhit, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme