Politika 2 June 2025, 13:33 Nga VNA

Berisha kujtohet pas zgjedhjeve të denoncojë ligjin për mbjelljen e kanabisit mjekësor: Licencat u përdorën për masakrën zgjedhore

Ndaje në Whatsapp
Berisha kujtohet pas zgjedhjeve të denoncojë ligjin për mbjelljen

Në konferencën e zakonshme për shtyp ku denoncon raste për atë që ai quan “farsë elektorale” pas 11 majit, kryetari i PD, Sali Berisha sot u ndal tek mblellja e kanabisit. Ndonëse ligji për mbjelljen e kanabisit mjekësor ka dy vite që është miratuar, Berisha u kujtua sot të denonconte se ligji u përdor për lëshuar licensa në këmbim të votave.

“Në farsën elektorale të 11 majit, Rama përdori të gjitha mjetet ndër të cilat licencat për mbjelljen në kundërshtim me ligjin dhe konventat ndërkombëtarë të 29309 hektarëve drogë. Ligji i miratuar nga qeveria autorizon mbjelljen e 2200 hektarëve në tërë vendin. Në vitin elektoral kjo sipërfaqe u shumëfishua qindra herë. Rama rrethoi Shqipërinë në të 4 anët dhe në thellësi me plantacione droge, me vlerë kolosale. Në 28 mijë hektarë mund të mbillen dhjetëra milionë rrënjë kanabis të cilat shkojnë në një vlerë të paktën 10 miliardë euro” - tha Berisha.

Ndonëse tha se nuk e kishte ndjekur finalen e Champions League, kreu i PD mesa duket ka qenë i vëmendshëm në takimet që ka zhvilluar kryeministri në stadiumin ku u luajt finalja. Ai komentoi fotografinë e Ramës me kuzhinierin e njohur turk Nusret në Mynih, ku tha se po sillet si “sheik”, duke shijuar luksin, ndërsa në Shqipëri vuajnë pasojat e krimeve elektorale.

Ai gjithashtu tha se Rama ka shpenzuar 30-40 mijë euro për të ndjekur finalen e Champions League, ndërkohë që u fotografua me Nusretin e famshëm, që shet biftekun që kushton 1.000 euro.

“Është një periudhë ku interesi im për futbollin ka rënë në minimum. Kështu e kam unë. Unë e dua futbollin, por sipas mënyrës time. Nuk them se e pashë (finalen e Chl). Tani ju donit të më thoni mua, se Edi Rama thuhet se me çarter dhe me bileta që shkojnë tek 30-40 mijë euro, ndoqi ndeshjen dhe doli me Nusretin e 1 mijë dollarëve biftekun. Sigurisht si sheik, shijon krimet e tij, krimet monstruoze elektoral që ka bërë”, tha Berisha.

Video

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

Këto janë pamjet e dyqanit të Noizyt në Durrës, pranë të cilit u gjet një sasi lënde plasëse e pashpërthyer. Lënda plasëse u konstatua pranë derës së hyrjes së biznesit në zonën e Plazhit, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme