Politika 2 June 2025, 16:27 Nga VNA

Lapaj: Mandatin mund t'a marrë Shabani, vendimi në kryesi

Ndaje në Whatsapp
Lapaj: Mandatin mund t'a marrë Shabani, vendimi në kryesi

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, tha se ende nuk është vendosur nëse do ta mbajë vetë mandatin e fituar në zgjedhjet e 11 majit, apo do t’i hapet rruga kandidatit të radhës, Shaban Shkodra. Sipas tij, vendimi do t’i takojë kryesisë së partisë.

“Kam deklaruar më herët se një mandat do të ishte dështim për mua. Tani që jemi renditur forcë e tretë, përfaqësimi është i rëndësishëm, por vendimin do ta marrë kryesia,” u shpreh Lapaj në “Report Tv”.

Ai tha se rezultati prej 64 mijë votash ishte i ndershëm, por jo në pritshmëritë e tyre. Lapaj kritikoi qeverinë për parregullsi dhe përdorim të institucioneve gjatë fushatës, por shtoi se nuk do të fajësojë popullin për rezultatin.

I hapur për bashkëpunim me çdo forcë që përfaqëson vlera, Lapaj theksoi se drejtësia është vija e kuqe. Duke komentuar përplasjet me Agron Shehajn, tha se mungesa e bashkimit dëmtoi të gjithë opozitën e re dhe se ai vetë ka bërë përpjekje të vazhdueshme për një front të përbashkët.

“E kam kërkuar bashkimin me këmbëngulje. Në vend të dorës së shtrirë mora baltë, por nuk ndjej përgjegjësi – sepse luftova fort,” tha ai.

Video

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

Këto janë pamjet e dyqanit të Noizyt në Durrës, pranë të cilit u gjet një sasi lënde plasëse e pashpërthyer. Lënda plasëse u konstatua pranë derës së hyrjes së biznesit në zonën e Plazhit, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme