Politika 2 June 2025, 14:57 Nga VNA

Kush janë deputetët e PD që po përgatiten të sfidojnë Berishën? Paralajmërimi i avokatit të kryetarit të PD

Ndaje në Whatsapp
Kush janë deputetët e PD që po përgatiten të

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, ku akuzon një pjesë të deputetëve aktualë të Partisë Demokratike se po përgatiten të “riasgjësojnë” PD-në dhe të sfidojnë liderin historik të saj.

Në një postim të drejtpërdrejtë dhe pa ekuivok, Gjokutaj shkruan se “doktor Berisha e solli PD-në në jetë pas një kome artificiale të shkaktuar nga armiqtë e saj,” ndërsa sot, sipas tij, janë pikërisht ish-armiqtë e PD, të “penduar” por të financuar nga mazhoranca, ata që po tentojnë ta godasin partinë nga brenda.

“Disa prej tyre janë edhe deputetë të PD, nesër të klonuar nga Rama. Janë të shfaqur me emër e mbiemër, ndaj beteja me ta sot është më e ashpra, pse do të luftohet fizikisht dhe jo online si dje,” shkruan Gjokutaj, duke i cilësuar këta persona si “atentatorë” ndaj Berishës, që duhet të largohen, jo ai që e shpëtoi partinë.

Avokati nuk ngurron të përdorë gjuhë luftënxitëse, teksa thotë se “lufta është e shpallur” dhe se kushdo që tenton të dëmtojë Berishën – “qofshin burra, gra, gay apo lesbike” – do të përballet me rezistencë të ashpër.

Ky reagim vjen në një kohë kur brenda Partisë Demokratike është ndezur një debat i fortë mbi drejtimin e saj dhe të ardhmen e formacionit opozitar. Disa zëra brenda grupit parlamentar të PD po kërkojnë riformatim të partisë dhe ndarje përfundimtare nga e shkuara, çka shihet si një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj Berishës.

Megjithëse Gjokutaj nuk përmend emra konkretë, mesazhi i tij duket se i drejtohet pikërisht atyre deputetëve që janë pozicionuar kundër vijës së rithemelimit dhe Partisë Demokratike.

 

Statusi i plotë:

Statusi Genc Gjokutaj

Doktor Berisha e solli PD ne jete pas nje koma artificiale te shkaktuar nga armiqte e saj!

Sot armiqte e dikurshem te PD te “penduar” por te paguar dje dhe sot nga Rama & Co po pergatiten te riasgjesojne PD dhe Berishen!

Disa prej tyre edhe deputete te PD neser te klonuar nga Rama

Jane te shfaqur me emer dhe mbiemer ndaj beteja me ta sot eshte më e ashpra pse do te luftohet fizikisht dhe jo online si dje!

Nuk mund te largojme shpetimtarin tonë por atentatorët ndaj tij! Qofshnin burra, gra, gay apo lesbike!

Lufta eshte e shpallur!

Bujrum! G

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme