Politika 2 June 2025, 19:30 Nga VNA

Pakënaqësi mes Metës dhe Berishës? PL kërkon rinumërim të votave në bashkinë Kavajë e cila u fitua nga koalicioni ASHM

Ndaje në Whatsapp
Pakënaqësi mes Metës dhe Berishës? PL kërkon

Tërheqja paksa e parakohshme e Partisë së Lirisë nga koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ende pa u bërë një analizë e qartë për humbjen e zgjedhjeve në atë që e quajnë masakër zgjedhore, mesa duket fsheh një pakënaqësi të Metës me Berishën. Të paktën këtë tregon edhe kërkesa e Partisë së Lirisë, e cila përmes sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi ka depozituar në KQZ ku kërkon hapjen e të gjitha kutive të votimit për Kavajën.

Ankesa vjen tre javë pas zgjedhjeve të 11 Majit edhe pse kjo bashki u fitua nga të djathtët. Numri dy i Partisë së Lirisë kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të hapen të gjitha kutitë e njësive administrative që përbëjnë zonën zgjedhore Kavajë dhe të rinumërohen të gjitha fletët e votimit.

Sipas Blushit, ka dyshime se në njësitë administrative të Kavajës ka pasur parregullësi gjatë procesit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

"Në zbatim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe në funksion të garantimit të integritetit të procesit zgjedhor, ju drejtohemi me këtë kërkesë për hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e fletëve të votimit për të gjitha njësitë administrative që përbëjnë zonën zgjedhore të Bashkisë Kavajë, konkretisht:

-Njësia Administrative Kavajë

-Njësia Administrative Golem

-Njësia Administrative Synej

-Njësia Administrative Helmas

-Njësia Administrative Luz i Vogël

Kërkesa jonë mbështetet në dyshime të arsyeshme mbi parregullsi gjatë procesit të numërimit dhe synon garantimin e transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar", shkruhet në kërkesë.

Kujtojmë se para disa ditësh Meta në një intervistë nga burgu ndër të tjera tha se Partia e Lirisë do të garojë më vete në zgjedhjet lokale, duke e justifikuar këtë veprim se qëllimi i bashkëpunimit kishte përfunduar, pasi Berisha tashmë e mori vulën e PD. Ndërsa kryedemokrati kur u pyet nga gazetarët për këtë lëvizje të aleatit të tij, ai tha se koalicioni ishte vetëm për 11 majin, për zgjehdjet e tjera çdo forcë politike bën zgjedhjen e vet.

 

Video

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

Këto janë pamjet e dyqanit të Noizyt në Durrës, pranë të cilit u gjet një sasi lënde plasëse e pashpërthyer. Lënda plasëse u konstatua pranë derës së hyrjes së biznesit në zonën e Plazhit, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme