Politika 2 June 2025, 18:26 Nga VNA

E vetmja zonë ku fitoi PD, por Partia e Lirisë kërkon rinumërim në Kavajë

Ndaje në Whatsapp

Në një zhvillim të fundit Partia e Lirisë ka kërkuar rinumërimin e votave në bashkinë e Kavajës, e vetmja zonë në vend ku Partia Demokratike arriti të sigurojë më shumë vota.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka depozituar sot një kërkesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke ngritur dyshime për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave.

“Kërkesa jonë është në funksion të transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar,” deklaroi Blushi, duke bërë publike edhe kërkesën e dorëzuar pranë institucionit zgjedhor.

Sipas dokumentit të paraqitur në KQZ, Partia e Lirisë kërkon hapjen e kutive dhe rinumërimin e fletëve të votimit për të gjitha njësitë administrative që përbëjnë Bashkinë e Kavajës: Kavajë, Golem, Synej, Helmas dhe Luz i Vogël.

“Kërkesa jonë mbështetet në dyshime të arsyeshme mbi parregullsi gjatë procesit të numërimit dhe synon garantimin e transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar,” thuhet në kërkesën zyrtare.

Ende nuk ka një reagim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve apo nga Partia Demokratike lidhur me këtë zhvillim, ndërsa pritet që KQZ të shqyrtojë kërkesën në ditët në vijim.

Video

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

Këto janë pamjet e dyqanit të Noizyt në Durrës, pranë të cilit u gjet një sasi lënde plasëse e pashpërthyer. Lënda plasëse u konstatua pranë derës së hyrjes së biznesit në zonën e Plazhit, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme