Politika 2 June 2025, 22:29 Nga VNA

Kandidati demokrat: Po u hap qarku i Tiranës, ndryshon renditja e deputetëve të PD

Ndaje në Whatsapp
Kandidati demokrat: Po u hap qarku i Tiranës, ndryshon renditja e

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Hoxha ka kundërshtuar rezultatin e dalë nga zgjedhjet, duke kërkuar rivlerësimin e votave preferenciale të kandidatëve për të gjitha KZAZ e Qarkut Tiranë.

Në emisionin Now në Euronews Albania Hoxha tha se nëse rinumërohen votat e qarkut të Tiranës, renditja e deputetëve të PD do të ndryshojë.

“Mendoj se këtu ka ndodhur masakra zgjedhore, por hallka e fundit është numërimi, po ndamë numërimin nga gjithçka ka ndodhur tjetër po bëjmë një hipokrizi dhe unë këtë nuk e pranoj. Për kutitë që i ka parë nga 2 herë, kemi parë manipulimin, i kemi videot që janë provë e gjallë  e tjetërsimit të votave të kandidatëve. Kjo ka ndodhur majtas dhe djathtas. Po të hapet qarku i Tiranës renditja e kandidatëve në listë do ndryshojë, edhe te PS është e njëjta gjë. Nesër shkoj në Kolegj Zgjedhor dhe nëse nuk përgjigjet do ndjek çdo rrugë deri në Kushtetuese se kjo është një betejë për parime”, tha Hoxha.

 

Video

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme