Politika 2 June 2025, 21:16 Nga VNA

KQZ i përgjigjet PD-së: Nuk ka mungesë të fletëve të votimit, keni keqinterpretuar dokumentet e QV-ve

Ndaje në Whatsapp
KQZ i përgjigjet PD-së: Nuk ka mungesë të fletëve

PD bëri një kërkesë ditën e sotme në KQZ, pasi sipas saj mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi në bazë të përllogaritjeve përfundimtare të KQZ-së të fletëve në zgjedhjet e 11 majit.

Shqetësimi i PD-së kishte të bënte vetëm për fletët e votimit të zgjedhjeve në Shqipëri, jo në diasporë.

Nuk mungoi dhe përgjigja e KQZ, e cila shpjegon se nuk ka mungesë të fletëve të votimit. KQZ jep një shpjegim teknik duke thënë se:

Shifra fillestare prej 1,935,328 fletësh të papërdorura është vetëm ajo që është raportuar në procesverbalet e qendrave të votimit (QV-ve), por nuk është numri i plotë real i fletëve të papërdorura.

Këtij numri duhet t’i shtohen fletët e tjera të papërdorura, që nuk janë përfshirë saktë në procesverbalet për arsye të ndryshme teknike ose gabime raportimi, konkretisht:

+27,340 fletë për 74 QV me votim elektronik (Vorë dhe Njësia 10 Tiranë);

+99,455 fletë që u raportuan gabimisht si “zero” në 233 QV;

+5,369 fletë të papërdorura por të raportuara me gabime në procesverbalet e 1,380 QV-ve.

KQZ në thelb nuk pranon që fletët mungojnë, por thotë se dyshimi i PD-së për “mungesë” të 130 mijë fletëve vjen nga keqinterpretimi i shifrave në dokumentet e QV-ve, dhe se fletët ekzistojnë, por kanë qenë të pasqyruara gabim ose nuk janë përfshirë në mënyrë të plotë në përllogaritjen fillestare.

Përgjigja e KQZ:

I nderuar Z. Nuri

Në përgjigje te kerkesës tuaj lidhur me verifikim të menjëhershëm të fletëve të votimit tö përdorura për zgjedhjet e datës I I Maj 202* ju informojmë se:

Numri prej 1,935,328 flete votimi tö papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je.

Këtij numri i duhen shtuar edhe:

27,340 fletët e votimit per 74 QV, ku ështe aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë). Sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur;

99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve Për 233 QV, nö procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura;

5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test Ilogiik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse Për Gdo QV (janë 1,380 QV kanë raportuar këto të dhëna me gabime).

 

 

Video

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

Këto janë pamjet e dyqanit të Noizyt në Durrës, pranë të cilit u gjet një sasi lënde plasëse e pashpërthyer. Lënda plasëse u konstatua pranë derës së hyrjes së biznesit në zonën e Plazhit, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme