Politika 3 June 2025, 12:48 Nga VNA

PS e PD bëhen sërish bashkë në KAS, refuzojnë rinumërimin në qarkun Vlorë

Ndaje në Whatsapp
PS e PD bëhen sërish bashkë në KAS, refuzojnë

Anetarët e PD dhe PS në KAS janë bërë sërish bashkë ditën e sotme, ku kanë rrëzuar kërkesën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, e cila kërkonte rinumërim në të gjithë qarkun Vlorë.

Ata vendosën që të hapnin vetëm kutinë nr. 4494/00, KZAZ 85 Vlorë pas kërkesës ankimore të kësaj force politike, e cila pretendon se fletët e votimit në këtë qendër nuk kishin vulat.

“Deri në këtë fazë të monitorimit të pamjeve, kemi konstatuar që në kamerat e ZAZ 85 nuk është shfaqur vula e fletës së votimit, duke shkelur parashikimet ligjore të Kodit Zgjedhor sa i takon kësaj procedure.

Kjo e legjitimon drejtpërdrejt kërkesën tonë për rinumërim të plotë të të gjithë qarkut të Vlorës”, thuhet në kërkesën ankimore të Shqipëria Bëhet.

Kjo është hera e dytë që anëtarët e dy partive të mëdha në KAS bëhen bashkë për të rrëzuar kërkesa për rinumërim votash.

Video

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme