Politika 3 June 2025, 13:20 Nga VNA

Qëndresa Qytetare reagon për ndërhyrjet në burgun e Spaçit: Nuk është Agroturizëm, punimet të ndalen menjëherë!

Ndaje në Whatsapp
Qëndresa Qytetare reagon për ndërhyrjet në burgun e

Organizata “Qëndresa Qytetare” ka reaguarnë lidhje me ndërhyrjet që po bëhen në burgun e Spaçit. Në reagimin e tyre në facebook, thuhet se ky vend memorial nuk duhet trajtuar si agroturizëm dhe nuk duhet rikonstruktuar me manuale standarde.

Burgut i Spaçit i takon një vlerë historike e madhe, duke qenë simbol i qëndresës antikomuniste dhe dhimbjes së shqiptarëve për lirinë. Organizata kërkon ndalimin e punimeve të pakontrolluara dhe apelon për një restaurim të bazuar në studime serioze dhe me pjesëmarrjen e historianëve, ish të burgosurve dhe familjeve të viktimave.

Reagimi i plotë:

Burgu i Spaçit nuk është Agroturizëm, s’mund të rikonstruktohet me Manualin AZHBR!

Burgu i Spaçit në Mirditë, simbol i qëndresës, dhimbjes e sakrificës si dhe dëshmi e faturës së paguar nga shqiptarët në emër të lirisë po restaurohet si të ishte Agroturizëm dhe jo si një godinë që do duhej të dëshmonte një prej faqeve më të trishta të historisë shqiptare.

Revolta e Spaçit e datave 21 Maj deri në 23 Maj 1973 përbën një pikë kulmore në historinë e qëndresës antikomuniste, por edhe të lëvizjes për liri e demokraci, pasi për herë të parë u ngrit flamuri shqiptar pa yllin komunist.

Kjo revoltë u pasua me një hakmarrje të paprecedentë ku 80 të burgosur morën ridënime, ndërsa 4 prej tyre u ekzekutuan, Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Peka dhe Hajro Pashai

Fotot tregojnë se ndërhyrjet janë të pakontrolluara dhe po dëmtojnë rëndë paraqitjen autentike të objektit, duke fshirë gjurmët e së shkuarës dhe duke zhdukur memorien historike.

Qëndresa Qytetare apelon që këto punime që po kryhen për realizimin e një filmi duhet të ndalen menjëherë.

Qëndresa Qytetare kërkon që ndërhyrja në këtë godinë duhet të bazohet në një studim serioz, pjesë e të cilit duhet të jenë historianë, ish të burgosur, ish punonjës dhe përfaqësues të familjeve të ish të përndjekurve.

 

Video

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

Këto janë pamjet e dyqanit të Noizyt në Durrës, pranë të cilit u gjet një sasi lënde plasëse e pashpërthyer. Lënda plasëse u konstatua pranë derës së hyrjes së biznesit në zonën e Plazhit, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme