Politika 3 Qershor 2025, 17:51 Nga VNA

Zbardhet ankimimi i Ilir Alimehmetit në Kolegj Zgjedhor: Parregullsitë që zbulova nga pamjet filmike në numërimin e votave. Kërkon rinumërim

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet ankimimi i Ilir Alimehmetit në Kolegj Zgjedhor: Parregullsitë

Zbardhen argumentat mbi të cilat Ilir Alimehmeti, kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore në parlamentaret e 11 majit, ka vënë në lëvizje Kolegjin Zgjedhor, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve dhe rinumërim ose rivlerësimin e votave në të gjitha KZAZ e qarkut Tiranë.

Mjeku Alimehmeti, i cili rezulton kandidati i dytë më i votuar nga lista e hapur, ku ka siguruar 18128 vota, nuk ka mundur të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Shqipërisë, por gjatë verefikimit të pamjeve filmike të kamerave të instaluara në KZAZ ka vërejtur parregullsi, që nëse kryhet rinumërim mund ta cojnë atë në Parlament.

Në ankimin e depozituar në Kolegj të siguruar nga VNA, Alimehmeti thekson se “gjatë procesit të verifikimit të filmimeve të kamerave, për një numër të kufizuar të Qendrave të Votimit, për të cilat administrata e KQZ i vendosi në dispozicion, janë vërejtur disa parregullsi të cilat mund të ndikojne në ndryshimin e rezultatit në mënyrë tejet të ndjeshme. Duke u bazuar në kqyrjet e deritanishme rezulton se me një parregullsi në masën rreth 5% të votave të numëruara të konstatuara nga ana ime, duke patur parasysh faktit qëe subjekti “PD-ASHM” ka 164.316 vota, rezultati për kandidatët mund të ndryshojë, në kushtet që diferenca midis meje dhe kandidatit të renditur përpara në listë është tejet e ngushtë ose rreth 1.2 % e numrit total të të gjitha votave te subjektit”, thekson Alimehmeti,

Në ankimim thuhet se vetëm në një qendër votimi, e konkretisht atë me numër 1834/00, rezultojnë se 27 vota preferenciale për Ilir Alimehmeti i janë kaluar një tjetër kandidati, duke u shënuar në tabelën përmbledhëse 0 vota.

“Keto parregullsi jane vene re edhe ne 55 Qendra te tjera Votimi (të listuata në ankimim) të cilat krijojnë bindjen se numërimi ka patur problematika në të gjithë Qarkun e Tiranës, vka përbën shkak për rinumërimin dhe/ose rivleresimin e të gjithave Qendrave të Votimit”, thekson më tej.

Nisur nga këto parregullsi, që pretendon se ka konstatuar Alimehmeti synon që në Kolegj Zgjedhor të fitojë të drejtën e rinumërimit të votave në të gjitha qarkun.

Si alternativë, ai kërkon që Kolegji të dërgojë për kontroll incidental pranë Gjykates Kushtetuese nenin 124, paragrafi 1, të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Në qarkun Tiranë, nga PD-ASHM do të hyjnë në Parlament 13 deputetë, 12 prej të cilëve ishin në listë të mbyllur. Nga lista e hapur numrin më të madh të votave e siguroi Jorida Tabaku, ndërsa mjeku Alimehmeti u rendit i dyti, si më i votuari, por pa mundur të marrë mandatin e deputetit. PS mori 19 deputetë, 1 vend në Parlament siguroi Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit, 1 Nisma-Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt e Endri Shabanit, ndërsa Partia Mundësia e Agron Shehajt, mori dy mandate deputeti.

Video

Teksa Orikumi është përfshirë nga flakët, në Pyllin e Sodës janë rrëzuar pishat, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt fshatit të Zvërnecit.

Një vatër zjarri ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në Orikum. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Vlorës, ndërsa për ndihmë kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë stuhinë më të fuqishme të dëborës në dhjetë vitet e fundit, e cila ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe në transportin ajror, si dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendje emergjence në një numër të madh shtetesh. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi 12 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Gjendja e emergjencës është shpallur në 21 shtete, ku autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Alpinisti amerikan Alex Honnold ka realizuar një ngjitje historike të dielën, duke u bërë personi i parë që ka shkallëzuar ndërtesën më të lartë të Tajvanit, Taipei 101, pa përdorur litar, parzmore apo rrjet sigurie. Ngjitja u zhvillua në kushte të kontrolluara dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, për shkak të nivelit ekstrem të rrezikut dhe vështirësisë që paraqet një strukturë prej 508 metrash lartësi. Taipei 101 konsiderohet një nga ndërtesat më ikonike në botë dhe një sfidë e jashtëzakonshme për çdo alpinist. Alex Honnold është i njohur globalisht për ngjitjet e tij pa mjete sigurie (free solo), duke shtyrë kufijtë e alpinizmit modern. Autoritetet lokale nuk kanë raportuar incidente gjatë ngjarjes, ndërsa ngjitja është cilësuar si një arritje e rrallë sportive dhe teknike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme