Politika 4 June 2025, 17:00 Nga VNA

Tenderi ‘urgjent’ i KQZ disa ditë para zgjedhjeve. 3.1 mln euro për ruajtjen e pamjeve filmike të procesit zgjedhor të 11 majit

Ndaje në Whatsapp

Periudha pas zgjedhore është shoqëruar me debate për rinumërim votash dhe kërkesa të njëpasnjëshme nga kandidatë që nuk siguruan mandatin e deputetit apo subjekte politike për të marrë pamjet filmike. Në disa raste për arsye të mos plotësimit të disa aspekteve ligjore kërkest janë refuzuar, apo në rastin e deputetëve socialistë që u tërhoqën pas mesazhit të kryeministrit Edi Rama.

Kërkesat për të siguruar pamjet filmike nga qendrat e numërimit është një e drejtë e çdo kandidati apo force politike për të verifikuar rezultatin që ka marrë. Madje, në shërbim të kësaj transparence Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpenzoi 322 milionë lekë të vjetra për shtimin e kapciteteve dhe ruajtjen për 10 vite të pamjeve filmike të qendrave të numërimit.

“Modernizimi i sistemit të menaxhimit dhe arkivimit të pamjeve filmike të proceseve zgjedhore ka për synim sigurimin e një indeksimi efikas, ruajtjeje të sigurtë dhe një akses të shpejtë për operatorët e autorizuar, në mënyrë që të forcohet transparenca dhe besueshmëria në procedurat zgjedhore” – thuhet në dokumentet e tenderit.

Megjithëse kishte dy vite kohë që nga zgjedhjet lokale që të përgatitej për zgjedhjet e 11 majit, KQZ u kujtua që tenderin ta bënte me urgjencë disa ditë para zgjedhjeve. Kështu lindi dhe nevoja që të shfrytëzohej pika 6 e nenit 42 për ligjin për prokurimet publike mbi kufirin e lartë monetar, që në rastet kur një tender është me urgjencë, mund të shkurtohet afati i paraqitjes së ofertave në 15 ditë.

Kështu, për këtë tender shfaqi interes vetëm një kompani, “FIRST sh.p.k”, e cila në mungesë të një konkurrenti tjetër u shpall fituese automatikisht me ofertën sa 90.7% të fondit limit.

Përtej procedurës, kjo shumë e shpenzuar nga buxheti i shtetit për pamjet filmike të votimit dhe në qendrat e numërimit, mund të shërbejë vetëm në këto kohë kur pretendimet për parregullsi janë eventuale. Prandaj më e drejtë do ishte që KQZ apo KAS mos t’i kursente, pasi në këtë mënyrë të paktën justifikohet edhe shuma e shpenzuar për këto pamje që pas 10 vitesh nuk i “hynë në punë as dreqit”.

 

 

Video

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

Këto janë pamjet e dyqanit të Noizyt në Durrës, pranë të cilit u gjet një sasi lënde plasëse e pashpërthyer. Lënda plasëse u konstatua pranë derës së hyrjes së biznesit në zonën e Plazhit, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme