Politika 3 Qershor 2025, 21:52 Nga VNA

“Më vodhën votat!” – Kalaja zbulon skemën e manipulimit: Vota ime shkonte për kandidatin tjetër

Ndaje në Whatsapp
“Më vodhën votat!” – Kalaja zbulon skemën e

 

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” në News 24, ku foli gjerësisht për betejën që po zhvillon në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me qëllim hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave në qarkun ku kandidoi.

Kalaja ngriti akuza të forta për manipulim të rezultatit zgjedhor, duke deklaruar se ka prova që vota e tij është tjetërsuar në disa forma – nga Partia Demokratike drejt Partisë Socialiste, por edhe brenda listës së hapur të koalicionit PD–ASHM, në të cilin ai garoi.

“Kam kërkuar vota personale. Jam i pari që kam kontestuar rezultatin e zgjedhjeve. KAS ma rrëzoi ankesën për arsye proceduriale, me argumentin se nuk mund të ketë rinumërim pa u shpallur rezultati final nga KQZ. Na lanë vetëm 5 ditë afat – një praktikë e papranueshme, që synonte të na vendoste përballë pamundësisë,” deklaroi Kalaja.

Sipas tij, gjatë një verifikimi të pjesshëm që ka mundur të kryejë me ndihmën e stafit të tij të vullnetarëve, janë konstatuar parregullsi serioze në më shumë se 10% të kutive – rreth 40 kuti nga i gjithë qarku – ku sipas tij është parë qartë “trafikimi i votës”.

“Pashë me sytë e mi si u trajtua vota ime. Kishte fletë ku nga shpejtësia nuk ishte vendosur X, por një vizë. Rreth 50 fletë të tilla ishin të qarta si vota për Aulon Kalajan, por ato nuk i numëronin për mua. Fillimisht hapeshin kutitë për subjektin politik, mbylleshin, dhe më pas hapeshin për kandidatët.Vota që qartësisht ishte për Aulonin, merrej dhe i kalonte kandidatit tjetër në tavolinë. Kjo është një mënyrë flagrante e tjetërsimit të vullnetit të votuesit dhe për këtë arsye, unë kam këmbëngulur që KAS të mos sillet si ‘nenexhi’, por të prevalojë Kushtetuta dhe e drejta themelore e çdo kandidati për të verifikuar votën e vet,” u shpreh Kalaja me tone të forta.

Ai theksoi se procesi duhet të legjitimojë kandidatin dhe jo vetëm subjektin politik, pasi zgjedhjet me lista të hapura kanë sjellë një dimension të ri përfaqësimi në Shqipëri, ku qytetari voton me emër, jo thjesht me sigël.

“Nuk po kërkoj të shoh votat në emër të koalicionit, por në emrin tim si individ. Kam të drejtë ta di se si ka votuar qytetari për mua, dhe të sigurohem që ajo votë nuk është manipuluar,” theksoi Kalaja.

Ai gjithashtu bëri të ditur se ditën e nesërme pritet një tjetër seancë në KAS, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për hapjen e kutive. Kalaja shprehu besim se ky hap do të aprovohet dhe se do të hedhë dritë mbi parregullsitë që pretendon.

“Jam duke shkuar drejt fitores morale dhe ligjore. E vërteta do të dalë. Nuk ka më kohë për kompromise mbi votën e qytetarëve. Nesër pres të hapen kutitë. Kam besim se do të më jepet e drejta për të parë realisht si ka votuar populli i Durrësit për mua,” përfundoi Kalaja.

Tashmë mbetet në dorën e KAS-it nëse do të autorizojë hapjen e kutive për të verifikuar të gjitha pretendimet e ngritura, në një proces që po ndiqet me shumë vëmendje si brenda kampit opozitar, ashtu edhe nga opinioni publik.

Video

Teksa Orikumi është përfshirë nga flakët, në Pyllin e Sodës janë rrëzuar pishat, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt fshatit të Zvërnecit.

Një vatër zjarri ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në Orikum. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Vlorës, ndërsa për ndihmë kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë stuhinë më të fuqishme të dëborës në dhjetë vitet e fundit, e cila ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe në transportin ajror, si dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendje emergjence në një numër të madh shtetesh. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi 12 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Gjendja e emergjencës është shpallur në 21 shtete, ku autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Alpinisti amerikan Alex Honnold ka realizuar një ngjitje historike të dielën, duke u bërë personi i parë që ka shkallëzuar ndërtesën më të lartë të Tajvanit, Taipei 101, pa përdorur litar, parzmore apo rrjet sigurie. Ngjitja u zhvillua në kushte të kontrolluara dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, për shkak të nivelit ekstrem të rrezikut dhe vështirësisë që paraqet një strukturë prej 508 metrash lartësi. Taipei 101 konsiderohet një nga ndërtesat më ikonike në botë dhe një sfidë e jashtëzakonshme për çdo alpinist. Alex Honnold është i njohur globalisht për ngjitjet e tij pa mjete sigurie (free solo), duke shtyrë kufijtë e alpinizmit modern. Autoritetet lokale nuk kanë raportuar incidente gjatë ngjarjes, ndërsa ngjitja është cilësuar si një arritje e rrallë sportive dhe teknike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme