Politika 4 June 2025, 13:03 Nga VNA

Lulzim Basha dhe beteja që do nisë në shtator. Kronika e një dështimit të paralajmëruar

Ndaje në Whatsapp
Lulzim Basha dhe beteja që do nisë në shtator. Kronika e një

Partiçka e Lulzim Bashës ka reaguar sot ndaj lajmit të VNA, që publikoi faktin se “Koalicioni Euroatlantik” (siç ishte emri i partisë me të cilën Lulzim Basha garoi në zgjedhjet e 11 majit) ka mbyllur zyrat e saj.

Që partiçka e zotit Basha ka mbyllur zyrat e saj, për këtë mjafton fakti që ditë më parë janë mbyllur dyert e ambienteve ku ata ushtronin aktivitetin e tyre dhe janë hequr mjetet logjistike, përfshirë edhe kompjuterët. Fakt që pranohet dhe nga vetë deklarata e zotit Basha

Për sa i përket pretendimit se “nuk është krijuar asnjë parti”, është fakt publik se kjo parti, me emrin “Koalicioni Euroatlantik”, është regjistruar në zgjedhje nën petkun e së cilës ka garuar Lulzim Basha dhe gjithë kandidatët e tij. Kujtojmë se vetë Lulzim Basha nuk ka qenë asnjëherë palë në ndonjë proces juridik për çështjen e vulës dhe simboleve të PD

Që ai do të vazhdojë betejën për simbolet e PD-së, kjo është diçka për të cilën ne nuk i garantojmë dot qytetarët shqiptarë. Dhe, sa për të rihapur zyrat në shtator, për këtë sigurojmë zotin Basha se do ta pasqyrojmë aktivitetin e tij sapo ai të rikthehet si politikan aktiv.

Video

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

Kush është Justina Shiroka-Pula, akademikja dhe ish-ministrja e zgjedhur presidente e re e Kosovës?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme