Politika 4 June 2025, 12:57 Nga VNA

Koalicioni Euroatlantik reagon pas lajmit të VNA për mbylljen e zyrave: Kemi ndryshuar ambientet, por nuk kemi hequr dorë nga legjitimiteti i Partisë Demokratike

Ndaje në Whatsapp
Koalicioni Euroatlantik reagon pas lajmit të VNA për mbylljen e

Koalicioni Euroatlantik ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar nga VNA paraditen e sotme për mbylljen e zyrave pas përfundimit të zgjedhjeve.

Në reagimin e tyre, Koalicioni Euroatlantik, shprehet se kjo forcë politike nuk është parti e re, por vetëm instrument ligjor për pjesëmarrje në zgjedhje, ashtu siç është bërë e qartë pas 11 qershorit 2024, që sipas tyre, pazari mes Ramës dhe Berishës prodhoi vendimin skandaloz të Apelit.

Në reagim gjithashtu thuhet se Basha nuk do heq dorë nga vula e PD, edhe nëse do të duhet të shkojë në Gjykatën e Strasburgut. Ndërsa në lidhje me zyrat, thuhet se janë ndryshuar vetëm ambientet dhe nuk ka hequr dorë nga angazhimi politik.

Reagimi i plotë:

Përshëndetje,

Në lidhje me shkrimin e publikuar sot nga redaksia juaj, me titull “Nuk mori as mandatin e tij të deputetit, Lulzim Basha mbyll zyrat e Koalicionit Euroatlantik”, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik dhe të përgënjeshtrojmë informacionet e pasakta që përmban ky artikull.

Së pari, nuk është krijuar asnjë parti e re nga ana jonë. Koalicioni Euroatlantik ka qenë një instrument ligjor për pjesëmarrje në zgjedhje, ashtu siç është bërë e qartë pas 11 qershorit 2024, kur pazari mes Ramës dhe Berishës prodhoi vendimin skandaloz të Apelit.

Në asnjë moment z. Basha nuk ka hequr dhe nuk do të heqë dorë nga përballja për legjitimitetin e Partisë Demokratike, qoftë në Gjykatën e Lartë, qoftë në Gjykatën e Strasburgut, nëse kjo do të jetë e nevojshme. Sepse padrejtësia nuk duhet të triumfojë në Shqipëri.

Për arsye organizative dhe për të garantuar mirëadministrimin e punës, po ndryshojmë ambientet ku do të zhvillohet aktiviteti ynë, por kjo nuk do të thotë heqje dorë nga kauza dhe angazhimi ynë politik si Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë.

Video

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

Këto janë pamjet e dyqanit të Noizyt në Durrës, pranë të cilit u gjet një sasi lënde plasëse e pashpërthyer. Lënda plasëse u konstatua pranë derës së hyrjes së biznesit në zonën e Plazhit, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme