Politika 4 June 2025, 13:55 Nga VNA

Kolegji Zgjedhor shqyrton më 12 qershor ankimimin e Ilir Alimehmetit dhe kandidatëve të tjerë të PD për rinumërimin e votave

Ndaje në Whatsapp
Kolegji Zgjedhor shqyrton më 12 qershor ankimimin e Ilir Alimehmetit dhe

Kolegji Zgjedhor ka vendosur që të shqyrtojë më 12 qershor, ora 11:00, ankimin e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, Aulon Kalaja dhe Shkëlqim Shehu.

Tre kandidatët që garuan në listat e hapura të PD për qarqet Tiranë, Durrës dhe Kukës kanë vendosur t’i shkojnë deri në fund kërkesës së tyre për rinumërim, teksa e humbën mandatin e deputetit për një grusht votash.

Në veçanti, Alimehmeti kundërshton vendimin për miratimin e tabelave të qarkut të Tiranës dhe kërkon rinumërim apo rivlerësim të votave.

Ndonëse, KAS e rrëzoi kërkesën e tij me votat e anëtarëve të PS dhe PD, sot në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit u hodh shorti për përcaktimin e trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që do të shqyrtojë kërkesën e mjekut të njohur.

Si alternativë ndaj mospranimit të kërkesave të mësipërme, kandidati Alimehmeti propozon dhe dërgimin për kontroll incidental pranë Gjykatës Kushtetuese.

Video

Këto janë pamjet e dyqanit të Noizyt në Durrës, pranë të cilit u gjet një sasi lënde plasëse e pashpërthyer. Lënda plasëse u konstatua pranë derës së hyrjes së biznesit në zonën e Plazhit, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

Vullkani Etna në Siçili ka shpërthyer sërish këtë të shtunë, duke ngritur një re të dendur tymi e hiri dhe duke detyruar pezullimin e përkohshëm të fluturimeve në mbërritje në aeroportin e Katanias. Ndërkohë që nisjet nga aeroporti vazhduan normalisht, Instituti Kombëtar i Gjeofizikës tregoi pamje të kolonës së tymit nga maja e vullkanit me lartësi 3,324 metra. Etna mbetet vullkani aktiv më i lartë në Europë, ndërsa aeroporti i Siçilisë lindore përballon mbi 12 milionë pasagjerë në vit.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish pasi deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka qëlluar me vezë kryeministrin në detyrë Albin Kurti pasi ky i fundit kërkoi kohë shtesë për propozimin e emrit për kryetar të Kuvendit. Pas këtij veprimi, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, vendosi ndërprerjen e menjëhershme të punimeve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme