Politika 4 Qershor 2025, 14:04 Nga VNA

Shëndetësi e sëmurë: 8 në 10 shqiptarë besojnë se sistemi është i korruptuar

Ndaje në Whatsapp
Shëndetësi e sëmurë: 8 në 10 shqiptarë

“Kur kisha nënën tek Trauma, veç lekë kërkonin dhe të drejtonin: shko merr këtë aty. I linin njerëzit derisa na drejtonin për të blerë protezë dhe të gjitha gjërat e nevojshme për ndërhyrjen. Nuk ia mban kujt të ankohet, sepse nuk të kapin me dorë”. Kjo është vetëm një nga dëshmitë e familjarëve për përvojën e tyre me korrupsionin në spitalet shqiptare, e publikuar në raportin “Vlerësim i perceptimit të publikut shqiptar mbi korrupsionin në sektorin e shëndetësisë” nga shoqata “”.

Raporti i publikuar në maj 2025 bazohet në anketimin e 1 mijë qytetarëve dhe njerr në pah një fenomen mjaft shqetësues në sektorin e shëndetësisë. Të dhënat tregojnë se 8 në 10 persona shprehin bindjen se sistemi shëndetësor në Shqipëri është i korruptuar.

“83% e të anketuarve e konsiderojnë sistemin shëndetësor si të korruptuar,” thekson raporti.

, një prej eksperteve të këtij raporti, argumenton se ajo që i prek pacientët dhe për të cilën ata tregojnë ndjeshmëri më të madhe është i vogël, që e ndjejnë drejtpërdrejt në xhepin e tyre.

“Nga raporti i publikuar nga TFL rezulton se korrupsioni është një fenomen mjaft i përhapur në këtë sektor dhe ai është i përhapur në të gjitha nivelet, duke filluar nga korrupsioni i ‘vogël’ nëpërmjet mirëmbajtjes së ofruesve të shërbimit që kërkojnë, apo pranojnë pagesë jo formale nga pacientët për shërbime që duhet të ofrohen falas dhe deri te korrupsioni i ‘madh’ që përfshin institucionet e larta dhe që ka të bëjë me procedurat tenderuese në infrastrukturë, pajisje apo shërbime,” tha Lahe për BIRN.

Raporti i Shoqatës “Together for Life” tregon se korrupsioni ka prekur të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor. perceptohen si më të korruptuarat nga 8 në 10 të anketuar (81%); spitalet rajonale perceptohen si shumë të korruptuara nga 76% e të anketuarve, ndërsa spitalet bashkiake perceptohen si shumë të korruptuara nga 60% e burrave dhe 55% e grave.

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve, është i vetëdijshëm se korrupsioni në sistemin shëndetësor perceptohet si një ndër format më shqetësuese të korrupsionit publik për qytetarët.

“Një nga burimet më të zakonshme të perceptimit për korrupsion në shëndetësi është praktika e ryshfetit apo ‘bakshishit’ për mjekët, infermierët, apo personelin tjetër për të marrë kujdes të favorshëm, më të shpejtë, apo më të kujdesshëm. Këto praktika, ndonëse shpesh justifikohen si ‘traditë’ apo ‘falënderim’, në realitet ushqejnë një sistem informal pagesash që cenon barazinë në qasje,” tha Trepça.

Shkaqet e korrupsionit

Gjetjet e raportit të shoqatës “Together for Life” tregojnë se 70% e pacientëve kanë paguar ryshfet për shërbimin e kërkuar, sepse u është lënë të kuptohet se ndryshe nuk do ta merrnin atë shërbim. Ndërkohë, 53% e të anketuarve thonë se kanë paguar për të marrë shërbim më të mirë, 42% për të përshpejtuar marrjen e shërbimit dhe 22% të pacientëvë u është kërkuar pagesë drejtpërdrejt nga stafi.

“Tre në katër pjesëmarrës (75%) raportojnë se kanë dhënë ryshfet për kryerjen e operacioneve dhe trajtimeve. Kjo sugjeron një presion të madh mbi pacientët për të siguruar trajtim adekuat në raste urgjente ose jetike,” thekson raporti.

“Vizitat në spitalet publike (56%) dhe lindjet e kujdesi obstetrik-gjinekologjik (52%) janë ndër shërbimet për të cilat pjesëmarrësit në anketë pranojnë se kanë dhënë ryshfet”, nënvizohet në raportin “Vlerësim i perceptimit të publikut shqiptar mbi korrupsionin në sektorin e shëndetësisë”.

Rreth 2 në 3 të intervistuar (63%) mendojnë se shkaku kryesor i përhapjes së korrupsionit në sistemin shëndetësor është kultura e pranuar e ryshfetit në shoqërinë shqiptare. Sipas raportit, mungesa e kontrollit dhe e ndëshkimeve nga autoritetet është faktori kryesor që nxit korrupsionin në shëndetësi. Po ashtu, qytetarët përmendin keqmenaxhimin dhe mungesën e transparencës, mungesën e vetëdijes dhe guximit për të raportuar korrupsionin, pagat e ulëta të personelit shëndetësor si dhe nënfinancimin e sistemit nga shteti si shkaqe kryesore.

Doktor Trepçka nga Urdhri i Mjekëve thotë se perceptimi për korrupsionin në sektorin e shëndetësisë është një ndër pengesat për ndërtimin e një sistemi të drejtë, efikas dhe të besueshëm.

“Korrupsioni i perceptuar, edhe kur nuk është i faktuar, në çdo rast krijon një klimë mosbesimi që dëmton si qytetarin, ashtu edhe vetë profesionistin. Zgjidhja kërkon një qasje të gjithanshme: transparencë, drejtësi, ndërgjegjësim dhe forcim të institucioneve,” thekson ai.

Lahe nga shoqata “Together for Life” thekson se shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm në monitorimin e institucioneve, me qëllim që të kërkojë transparencë.

“Është roli dhe misioni i shoqërisë civile të jenë aktivë në monitorim dhe në të kërkuarit nga institucionet të jenë më transparente, të përgjegjshme dhe llogaridhënëse”, thotë ekspertja Alma Lahe.

Ekspertët e raportit rekomandojnë ndër të tjera se: “Për të rikthyer besimin e publikut, është thelbësore që rastet e korrupsionit të ndiqen dhe ndëshkohen në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe në kohë nga autoritetet përkatëse. Kjo përfshin zbatimin konsekuent të ligjit dhe shmangien e çdo tolerance ndaj praktikave korruptive në sektorin shëndetësor”./Reporter.al

Lexo gjithashtu

Video

Teksa Orikumi është përfshirë nga flakët, në Pyllin e Sodës janë rrëzuar pishat, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt fshatit të Zvërnecit.

Një vatër zjarri ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në Orikum. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Vlorës, ndërsa për ndihmë kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë stuhinë më të fuqishme të dëborës në dhjetë vitet e fundit, e cila ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe në transportin ajror, si dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendje emergjence në një numër të madh shtetesh. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi 12 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Gjendja e emergjencës është shpallur në 21 shtete, ku autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Alpinisti amerikan Alex Honnold ka realizuar një ngjitje historike të dielën, duke u bërë personi i parë që ka shkallëzuar ndërtesën më të lartë të Tajvanit, Taipei 101, pa përdorur litar, parzmore apo rrjet sigurie. Ngjitja u zhvillua në kushte të kontrolluara dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, për shkak të nivelit ekstrem të rrezikut dhe vështirësisë që paraqet një strukturë prej 508 metrash lartësi. Taipei 101 konsiderohet një nga ndërtesat më ikonike në botë dhe një sfidë e jashtëzakonshme për çdo alpinist. Alex Honnold është i njohur globalisht për ngjitjet e tij pa mjete sigurie (free solo), duke shtyrë kufijtë e alpinizmit modern. Autoritetet lokale nuk kanë raportuar incidente gjatë ngjarjes, ndërsa ngjitja është cilësuar si një arritje e rrallë sportive dhe teknike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme