Politika 4 June 2025, 17:27 Nga VNA

“Paqja fiskale” sa për vota/ Drejtori i Tatimeve: Subjektet e keqkuptuan. Të paguajnë detyrimet ose do u bllokojmë llogaritë!

Ndaje në Whatsapp
“Paqja fiskale” sa për vota/ Drejtori i Tatimeve: Subjektet e

Disa ditë para zgjedhjeve të 11 majit, qeveria mori një vendim për të falur të gjitha gjobat të paekzekutuara, të cilat ishin vendosur prej datës 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024, nga institucionet shtetërore si IKMT, AKU, ISHSH si dhe nga Policia e Shtetit apo Policia Bashkiake.

Ndërsa më herët, po para zgjedhjeve shpalli nismën për “Paqe Fiskale” që parashikonte fshirjen e detyrimeve tatimore të akumuluara prej 10 vitesh dhe faljen e pjesshme të detyrimeve 5 deri në 10-vjeçare.

Ndonëse nuk është hera e parë që qeveritë në Shqipëri bëjnë “paqe” me biznesin para zgjedhjeve, nisma u debatua si një joshje që po i bëhej biznesit për t’i marrë votën.

Dhe mesa duket qëllimi është pikërisht ky, pasi paqja mesa duket u shua menjehere pas zgjedhjeve, ende pa nisur dhe vendin e saj e zuri e ka zënë "lufta". Bizneset kanë raportuar ditët e fundit se kontrollet e inspektorateve te Punës apo Shëndetësore, që ishin qetesuar muajt e fundit, kane rifilluar vrullshem.

Ndërsa këtë vrull e “vulosi” edhe vet Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, i cili u shfaq ditën e sotme në një prononcim për edicionet informative të dy televizioneve të mëdha kombëtare. Ai tha se ndërmarrja e paqes fiskale por edhe premtimet në fushatën zgjedhore për falje gjobash është keqkuptuar nga subjektet.

“Nuk mund të themi se çfarë mund ta ketë shtyrë, por besoj që mund të ketë qenë një konceptim i gabuar se kur do të ndodhë paqja fiskale apo kur do të ndodhë falja e detyrimeve tatimore. Ajo s’ka ndodhur ende, jemi në pritje. Do të informojmë përsëri. Falja ishte për kamatëvonesat, për gjobat, por jo për detyrimet” – tha Binaj.

Ai gjithashtu paralajmëroi edhe masat e tjera që do të ndërmerren ndaj biznesve që nuk shlyejnë detyrimet në kohë. Sipas tij, do të ndërtohet një sistem elektronik së bashku me bankat për bllokimin e llogarive bankare.

"Një masë që po implementojmë është ngritja e një sistemi digjital, i cili do të lehtësonte dhe përshpejtonte bllokimet dhe zhbllokimet e llogarive për subjektet të cilat nuk paguajnë në kohë”, shtoi ai.

Qartazi, “paqja fiskale” ishte një joshje sa për të siguruar votat për të marrë mandatin e katërt me 83 deputetë. Tani që qëllimi u arrit, “kërbaçi” do jetë pak për bizneset që e besuan premtimin.

 

 

Video

Këto janë pamjet e dyqanit të Noizyt në Durrës, pranë të cilit u gjet një sasi lënde plasëse e pashpërthyer. Lënda plasëse u konstatua pranë derës së hyrjes së biznesit në zonën e Plazhit, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

Vullkani Etna në Siçili ka shpërthyer sërish këtë të shtunë, duke ngritur një re të dendur tymi e hiri dhe duke detyruar pezullimin e përkohshëm të fluturimeve në mbërritje në aeroportin e Katanias. Ndërkohë që nisjet nga aeroporti vazhduan normalisht, Instituti Kombëtar i Gjeofizikës tregoi pamje të kolonës së tymit nga maja e vullkanit me lartësi 3,324 metra. Etna mbetet vullkani aktiv më i lartë në Europë, ndërsa aeroporti i Siçilisë lindore përballon mbi 12 milionë pasagjerë në vit.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish pasi deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka qëlluar me vezë kryeministrin në detyrë Albin Kurti pasi ky i fundit kërkoi kohë shtesë për propozimin e emrit për kryetar të Kuvendit. Pas këtij veprimi, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, vendosi ndërprerjen e menjëhershme të punimeve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme