Politika 4 June 2025, 21:40 Nga VNA

Qeveria hap një shteg ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

Ndaje në Whatsapp
Qeveria hap një shteg ligjor për investime në pronat e

Përmes një projektligji, qeveria synon rishikim periodik të planit të përhapjes së Forcave të Armatosura në funksion të investimeve me rëndësi të veçantë apo ndërtimeve – një lëvizje që ngre shqetësime për cënimin e karakterit strategjik të pronave të ushtrisë.

Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën ndryshime në ligjin “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura”, duke i hapur rrugën dhënies me qira apo investimeve për arsye infrastrukturore dhe ekonomike në pronat e Forcave të Armatosura.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, në ligj shtohen një sërë nenesh të reja që kornizojnë kompetencat për hartimin dhe rishikimin e planit të vendosjes, përhapjes dhe administrimin e pronave të FA-ve, duke parashikuar rishikimin e këtij plani në mënyrë periodike çdo 5 vite dhe në çdo kohë në rastet e “investimeve me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik të vendit apo ndërtimeve, përmirësimeve të infrastrukturës publike…“.

Po ashtu, dispozitat e reja parashikojnë që këto prona të ushtrisë “mund të jepen për përdorim të dyfishtë…” jo vetëm në funksion të veprimtarisë së ushtrisë por  “..edhe në funksion të zhvillimit dhe rritjes së vlerës ekonomike të saj”.

Për përdorimin e pronave të ushtrisë për dhënie me qira, enfiteozë, përdorim të dyfishtë apo forma të tjera do të vendosë Këshilli i Ministrave.

Ndryshimet ligjore shihen me shqetësim nga njohësit e legjislacionit të Forcave të Armatosura për cenimin e karakterit strategjik që ka plani i vendosjes së Ushtrisë përballë hapjes së derës derës për ndërtim hotelesh apo çdolloj investimi për interes afatshkurtër të qeverisë.

Duke analizuar këto ndryshime, Artur Meçollari, ish-zv.komandant i Forcës Detare, i tha BIRN se ato janë antikushtetuese dhe cënojnë karakterin strategjik që ka plani i vendosjes së Forcave të Armatosura dhe në këtë mënyrë, lehtëson dhënien e pronave të ushtrisë për rrugë, hotele apo çfarëdo interesi momental të qeverisë.

“Kur flasim për pronat e ushtrisë, ato kanë karakter strategjik, nuk nënkuptojnë nevoja aktuale, por të një prespektive afatgjatë për vendin,” tha Meçollari, duke shtuar se “ky ligj i kushtëzon pronat sipas nevojave aktuale duke u hequr atyre konceptin strategjik”.

Nga ana tjetër, Meçollari këmbëngul se dispozitat e reja bien ndesh me një interpretim të vitit 2015 të Gjykatën Kushtetuese, i cili përcakton se plani i vendosjes ka karakter strategjik për Forcat e Armatosura.

“Ky kriter strategjik cënohet, pasi lejohet të ndryshohet plani i vendosjes për ndërtime infrastrukturore apo investime të tjera,” shtoi ai.

Dispozitat e reja ligjore, sipas Meçollarit do të lejojnë ndërtime me karakter më të parëndësishëm do të cënojnë planin e vendosjes së ushtrisë që ka karakter shumë më të rëndësishëm në nivel strategjik për vendin.

Edhe rishikimi i planit në çdo moment apo në mënyrë periodike 5-vjeçare, për Meçollarin është antikushtetuese. “Koncepti strategjik nuk është me afat 5 vjeçar, por në nevojat strategjike të vendit,” tha ai.

Pronat e Forcave të Armatosura të trashëguara nga regjimi komunist janë bërë shpeshherë objekt i debatit politik apo i hetimeve penale, për shkak të tjetërsimit të tyre përgjatë tre dekadave të fundit./BIRN/

 

 

Video

Këto janë pamjet e dyqanit të Noizyt në Durrës, pranë të cilit u gjet një sasi lënde plasëse e pashpërthyer. Lënda plasëse u konstatua pranë derës së hyrjes së biznesit në zonën e Plazhit, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

Vullkani Etna në Siçili ka shpërthyer sërish këtë të shtunë, duke ngritur një re të dendur tymi e hiri dhe duke detyruar pezullimin e përkohshëm të fluturimeve në mbërritje në aeroportin e Katanias. Ndërkohë që nisjet nga aeroporti vazhduan normalisht, Instituti Kombëtar i Gjeofizikës tregoi pamje të kolonës së tymit nga maja e vullkanit me lartësi 3,324 metra. Etna mbetet vullkani aktiv më i lartë në Europë, ndërsa aeroporti i Siçilisë lindore përballon mbi 12 milionë pasagjerë në vit.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish pasi deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka qëlluar me vezë kryeministrin në detyrë Albin Kurti pasi ky i fundit kërkoi kohë shtesë për propozimin e emrit për kryetar të Kuvendit. Pas këtij veprimi, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, vendosi ndërprerjen e menjëhershme të punimeve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme