Politika 4 June 2025, 21:18 Nga VNA

Nën hetim nga SPAK, por pa mandat deputeti/ Plarent Ndreca nis kritikat ndaj institucioneve të drejtësisë

Ndaje në Whatsapp
Nën hetim nga SPAK, por pa mandat deputeti/ Plarent Ndreca nis kritikat

Pasi nuk arriti të merrte mandatin për parlamentin e ardhshëm, deputeti i PS, Plarent Ndreca e vetmja beteje që i ka mbetur tashmë do jetë drejtësia.

Në një postim në rrjetet sociale, Ndreca ka kritikuar Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë se është një institucion i dështuar. Deputeti i PS shprehet se prej një viti është përfshirë në një debat me ILD për shkeljet kushtetuese të institucioneve të drejtësisë.

“Prej më shumë se një viti (që nga Maji i vitit 2024 në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve) jam përfshirë në një debat institucional me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, për mosveprimin e tij ndaj shkeljeve të rënda kushtetuese nga institucionet e drejtësisë – përfshirë një hetim penal konkret, si sintomë e një problemi sistemik, që ka sot drejtësia në përgjithësi dhe ajo penale në veçanti.

Pas një heshtjeje të gjatë dhe pas dy shkresave të mia dërguar edhe gjithë autoriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare që merren me drejtësinë, më në fund ka ardhur një përgjigje shkresore nga ILD, cila provon vetëm një fakt: dështimin e këtij institucioni dhe bashkë me të, dështimin e një instrumenti kushtetues për zbatimin e parimit “kontroll dhe balancë” midis pushteteve. Ky dështim e ka vendosur pushtetin gjyqësor në një pozitë të pakontrolluar, të pabalancuar dhe për rrjedhojë të papërgjegjshme, duke cenuar rëndë themelet e shtetit të së drejtës”, shprehet ndër të tjera Ndreca.

Por shqetësimi për funksionimin e drejtësisë, deputetit të PS i lindën në kohën kur SPAK e mori nën hetim për tenderat e komisariateve gjatë kohës kur mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm  Ministrisë së Brendshme.

Ai është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën e “shkeljes dhe pabarazisë në tenderë”, pasi Plarent Ndreca dhe disa zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme, dyshohet se favorizuan në shkelje ligjore një subjekt për të fituar tendera me vlerë 34 milionë lekë.

Dhe siç ka ndodhur me të gjithë zyrtarët që janë vënë nën akuzë, nisin kritikat apo sulmet ndaj drejtësië, mesa duket kjo po ndodh edhe me deputetin e PS.

Ndërsa është zyrtarisht nën akuzë dhe hetimet ende po vazhdojnë, ai në rastin më të keq do të duhet të paraqitet tashmë jo më si deputet. Dhe në mungesë të “mburojës” së mandatit, Ndreca mesa duket po zhfrytëzon statuset në facebook, në tentativë për të kritikuar gabimet që sipas tij bartin institucionet e drejtësisë. Se sa do ta ndihmojnë, mbetet për t’u parë. Por statuset duhet t’i bëjë me karar, sepse shefi i tij në qeveri nuk preferon që nga forca e tij politike të dalin kritika ndaj drejtësisë, përveç rasteve kur kur i bën ai vet.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme