Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, kishte paralajmëruar sot se do të mbante një konferencë për mediat për përpjekjet e opozitës për të denoncuar atë që quajnë masakër zgjedhore, në institucionet ndërkombëtare.
Por Spiropali ndryshoi format, duke u shfaqur vetëm me një deklaratë për shtyp, ku tha se veprimet e opozitës synojnë njollosjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ajo ndër të tjera tha se këto shfaqje janë nga hidhësia e humbjes dhe për të shpikur të pavërteta si nevoje nevoje e përpjekjes së fundit për mbijetese politike.
“Dënoj me forcë përpjekjet e atyre që nuk po lënë gur pa lëvizur e fjalë të zezë pa thënë për vendin e tyre, vetëm për të bishtnuar përgjegjësisë. E kam fjalën për ata që, pasi kanë nxirë fytyrën e tyre dhe kanë shkatërruar gjithçka rreth vetes, tani janë sulur për të përdhosur emrin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Me hidhësinë e humbësit të keq dhe pandreqësinë që i karakterizon janë sulur për të përdhosur emrin e Shqipërisë, të përdhosin reputacionin e tokës tonë të përbashkët me teori komploti, me akuza qesharake dhe absurde, me të pavërteta të shpikura si nevoje e përpjekjes së fundit për mbijetese politike”, tha Spiropali.
Megjithatë mbetet e paqartë se pse Spiropali nuk doli në konferencë për mediat siç e kishte paralajmëruar. Me gjasë kryetarja e Kuvendit i ka rënë pishmanit për t’u përballur me pyetjet e gazetarëve që do të duhej pak më shumë kohë për të kritikuar veprimet e opozitës dhe zgjodhi që të shfaqej me një deklaratë sa për të justifikuar njoftimin.
Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit.
Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit.
Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League.
Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën.
Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1.
Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të
Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë.
Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të.
Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1.
Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League.
Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë.
Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla.
Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.