Politika 5 June 2025, 10:11 Nga VNA

KAS rrëzon ankimimin e PD për Kukësin – nuk ka rinumërim

Ndaje në Whatsapp
KAS rrëzon ankimimin e PD për Kukësin – nuk ka

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka shqyrtuar sot kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për qarkun e Kukësit, duke e rrëzuar atë.

KAS theksoi se, ndonëse u paraqitën një sërë pretendimesh, nuk u provua vërtetësia e tyre, duke mos gjetur bazë ligjore për pavlefshmëri apo rinumërim të votave.

Ky është vendimi i parë ku KAS shqyrton çështjen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve, por në përfundim konfirmoi rezultatin pa ndryshime.

Video

Këto janë pamjet e dyqanit të Noizyt në Durrës, pranë të cilit u gjet një sasi lënde plasëse e pashpërthyer. Lënda plasëse u konstatua pranë derës së hyrjes së biznesit në zonën e Plazhit, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

Vullkani Etna në Siçili ka shpërthyer sërish këtë të shtunë, duke ngritur një re të dendur tymi e hiri dhe duke detyruar pezullimin e përkohshëm të fluturimeve në mbërritje në aeroportin e Katanias. Ndërkohë që nisjet nga aeroporti vazhduan normalisht, Instituti Kombëtar i Gjeofizikës tregoi pamje të kolonës së tymit nga maja e vullkanit me lartësi 3,324 metra. Etna mbetet vullkani aktiv më i lartë në Europë, ndërsa aeroporti i Siçilisë lindore përballon mbi 12 milionë pasagjerë në vit.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish pasi deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka qëlluar me vezë kryeministrin në detyrë Albin Kurti pasi ky i fundit kërkoi kohë shtesë për propozimin e emrit për kryetar të Kuvendit. Pas këtij veprimi, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, vendosi ndërprerjen e menjëhershme të punimeve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme