Politika 6 June 2025, 09:29 Nga VNA

Ministri i Ramës sulmon mbrojtësit e identitetit të burgut të Spaçit. Rilindin “Gonxhet” e PS që çelën nga Partia Punës

Ndaje në Whatsapp
Ministri i Ramës sulmon mbrojtësit e identitetit të burgut

Disa ditë pas debateve për shndërrimin e burgut të Spaçit në një vend xhirimi për filmin e Visar Zhitit dhe Namik Ajazit, ka reaguar Ministri i Kulturës dhe Inovacionit. Kampioni i 20 mijë votave të Tiranës, Blendi Gonxhja, në një reagim në Facebook, ka sulmuar ata që, sipas tij, guxuan “të përdorin këtë situatë për instrumentalizim politik apo për të nxitur dyshime dhe ndasi.”

Sipas zotit Gonxhja, “vështirësitë e realizimit të këtij projekti filmik janë të mëdha, për shkak të pamundësisë për të rindërtuar kampin-burg në një set, gjendjes tejet të amortizuar të sitit në Spaç, nevojës për xhirime autentike në një ambient që ruan ende gjurmët reale të tragjedisë së atij vendi.”

Pra, ministri i qeverisë Rama e pranon se në burgun e Spaçit është ndërhyrë për të siguruar xhirimet për filmin e Zhitit dhe Ajazit. Por ai nuk merr përsipër të sqarojë pse duhen lyer me gëlqere dhe pse duhet rikonstruktuar në funksion të një filmi burgu i Spaçit, që i lënë pas dore, po “merr jetë” vetëm për të qenë i gatshëm për xhirime.

Edhe Fatos Lubonja, një ditë më parë, e kritikoi këtë tjetërsim të burgut, duke theksuar se është e rëndësishme që vendi i inkurajimit të përçojë brezave memorien në gjendjen që është lënë pas largimit të të burgosurve.

Nuk dihet se ku e gjen guximin ministri Gonxhja të sulmojë të gjithë ata qytetarë, shoqata dhe zëra që kundërshtuan transformimin e burgut të Spaçit. Ai vetë përfaqëson Partinë Socialiste, që ende s’ka kërkuar falje për krimet e komunizmit si pasuese e partisë që shkaktoi mijëra viktima në Shqipëri.

Përtej kësaj, duke anatemuar edhe protesta të ngjashme të bëra për ruajtjen e pasurive publike, zoti Gonxhja thjesht na kujton të pyesim: si ka mundësi që politikanë të pangopur me pasuri dhe vota të blera si ai gjejnë ende hapësirën dhe mundësinë të sulmojnë pa argumente ata që mbrojnë trashëgiminë kulturore?

Falë Zotit, ai regjim nuk ekziston më, dhe Blendi Gonxhja nuk ka më asnjë fuqi të marrë vendime për jetët e njerëzve. Përndryshe, Spaçi nuk do ishte sot një vend kujtese, por një vend ku do të degdiseshin ata që mendojnë ndryshe nga Gonxhja dhe “gonxhet” e çelura të ish-Partisë Komuniste, sot Partia Socialiste.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme