Politika 5 June 2025, 22:07 Nga VNA

PD dhe PS japin sinjalet e para për një komision të posaçëm për reformën zgjedhore në shtator

Ndaje në Whatsapp
PD dhe PS japin sinjalet e para për një komision të

Maxhoranca dhe opozita kanë dhënë sinjalet e para për ngritjen e një komisioni të posaçëm për reformën zgjedhore, me nisjen e legjislaturës së re në shtator.

Pavarësisht akuzave për manipulim të procesit zgjedhor, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi theksoi nevojën për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në konsensus, në kuadër të parlamentit të ri.

“Ne vumë tre ligje për të mbrojtur zgjedhjet, Kod Zgjedhor, Kod Penal, Kod Procedure Penale, me gjithë SPAK-un brenda”, tha Bylykbashi.

Nga ana tjetër, edhe pse Partia Socialiste ka një interpretim tjetër të rezultatit zgjedhor, ajo ka shprehur gatishmërinë për dialog, të paktën këtë tha deputeti Damian Gjiknuri.

“Po nuk mësuam këtë rregull A të demokracisë që humbësi pranon zgjedhjet, pranon rezultatin dhe nxjerr konkluzion, çështjete zgjedhjeve do të jenë gjithmonë objekt i politikës së përditshme. Fatkeqësisht në këtë pikë jemi tashmë”, tha Gjiknuri.

Ndonëse rastet mëparshme nuk kanë prodhuar ndonjë kod zgjedhor serioz por vetëm kanë hartuar dëshirat e kryetarëve të tyre, dy bashkëkryetarët e reformës zgjedhore, Bylykbashi dhe Gjiknuri, e shprehën nga foltorja e Kuvendit vullnetin për të rifilluar punën në tryezën e përbashkët të dialogut politik.

Megjithatë mbetet për t’u parë se çfarë çudie tjetër do të hartojnë, pasi në zgjedhjet e 11 majit na servirën një listë paksa të çuditshme ku gjysma ishte e mbyllur dhe gjysma e hapur.

 

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme