Pas vendimit të marrë për hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin në qarkun e Tiranës, burime pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) bëjnë me dije se procesi do të kërkojë rreth 10 ditë kohë.
"Na duhen rreth 10 ditë kohë të përgatisim gjithë infrastrukturën njerëzore dhe teknike për këtë proces. Po mendohet që rinumërimi i qarkut Tiranë dhe kutive të qarkut të Dibrës të bëhet në Parkun Olimpik", bëjnë të ditur burime mediatike.
Në qarkun e Tiranës do të hapen gjithsej 1,282 kuti votimi, ku do të rinumërohen si votat për subjektet politike, ashtu edhe ato për kandidatët e veçantë. Rinumërimi përfshin gjithashtu edhe kutitë e përzgjedhura në qarkun e Dibrës.
Ky proces vjen pas kërkesave të PD ASHM dhe sinjaleve për parregullsi që kanë sjellë vendimin për verifikim të detajuar të rezultatit zgjedhor. KQZ pritet të japë më shumë informacion në ditët në vijim mbi mënyrën e organizimit dhe përfshirjen e vëzhguesve në këtë proces.
Vullkani Etna në Siçili ka shpërthyer sërish këtë të shtunë, duke ngritur një re të dendur tymi e hiri dhe duke detyruar pezullimin e përkohshëm të fluturimeve në mbërritje në aeroportin e Katanias.
Ndërkohë që nisjet nga aeroporti vazhduan normalisht, Instituti Kombëtar i Gjeofizikës tregoi pamje të kolonës së tymit nga maja e vullkanit me lartësi 3,324 metra. Etna mbetet vullkani aktiv më i lartë në Europë, ndërsa aeroporti i Siçilisë lindore përballon mbi 12 milionë pasagjerë në vit.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish pasi deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka qëlluar me vezë kryeministrin në detyrë Albin Kurti pasi ky i fundit kërkoi kohë shtesë për propozimin e emrit për kryetar të Kuvendit.
Pas këtij veprimi, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, vendosi ndërprerjen e menjëhershme të punimeve.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë goditi ishullin Kyushu nw Japoni, ndërsa një ekip kirurgësh ndodhej në mes të një operacioni delikat. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar çastet e tensionit, ku mjekët përpiqen me çdo kusht të mbrojnë pacientin dhe të mbajnë të palëvizshme tavolinën e operacionit, ndërsa salla dridhet nga lëkundjet e forta.
Pavarësisht panikut dhe rrezikut, stafi mjekësor nuk e braktisi pacientin. Operacioni u ndërpre vetëm për pak minuta dhe më pas rifilloi, duke përfunduar me sukses.
Tërmeti shkaktoi pasoja të rënda në Japoni, me dhjetëra viktima, mbi 100 të plagosur, ndërtesa të shembura dhe mijëra familje pa energji elektrike.

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses.
Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.