Politika 9 June 2025, 12:46 Nga VNA

Berisha: Zgjedhje të blera, drejtësi e kapur dhe Shqipëri e zhytur në kokainë

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Zgjedhje të blera, drejtësi e kapur dhe Shqipëri e

Sali Berisha ka denoncuar publikisht atë që e cilëson si një “farsë elektorale” në zgjedhjet e 11 majit, duke akuzuar qeverinë Rama për përdorim masiv të fondeve publike dhe strukturave shtetërore për blerje votash. Ai publikoi një video ku, sipas tij, dallohet momenti i shpërndarjes së parave për vota në zonën e Babrrusë në Tiranë. Berisha përmendi shpërndarjen e 76 milionë eurove për pensionistët, faljen e 200 milionë eurove në gjoba dhe lejet masive të legalizimit si mjete të përdorura për të ndikuar votën.

Berisha komentoi edhe kërkesat për rinumërim të votave nga kandidatët e listave të hapura, duke theksuar se ky është një proces që synon transparencën, jo përmbysjen e rezultateve. Sipas tij, Partia Demokratike i ka dhënë mundësi çdo kandidati që ka pasur dyshime të kërkojë rinumërim, dhe ka ftuar të gjithë të interesuarit ta bëjnë këtë në mënyrë të hapur dhe institucionale.

Në deklaratat më të ashpra, Berisha ka akuzuar qeverinë dhe institucionet e drejtësisë si pjesë të një narkoshteti të kapur nga grupet kriminale. Ai e quajti Shqipërinë “tokën e kokainës”, duke thënë se në Durrës nuk kapet asnjë sasi droge prej tre vitesh dhe se çdo operacion kundër trafikut bëhet vetëm kur ndërhyjnë prokurorë të huaj. Ai përmendi rastin e Altin Troplinit dhe aludoi për mbajtjen e qëllimshme të urdhrave të arrestimit nga zyrtarët, duke përfshirë edhe drejtues të SPAK, si Altin Dumani. Sipas tij, sistemi është thellësisht i korruptuar dhe nën ndikimin e grupeve kriminale, ndërkohë që propaganda përdoret për të fshehur të vërtetën.

Berisha shprehu qëndrimin se zgjedhjet e 11 majit janë të pavlefshme dhe nuk do të njihen kurrë nga opozita, ndërsa paralajmëroi publikimin e mëtejshëm të provave për manipulime zgjedhore dhe përfshirjen e institucioneve shtetërore në krim.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme