Politika 9 June 2025, 16:54 Nga VNA

Myslym Murrizi akuzon Bardhin dhe Bylykbashin: Keni miratuar Kodin për karrigen tuaj, demokratët po paguajnë çmimin!

Ndaje në Whatsapp
Myslym Murrizi akuzon Bardhin dhe Bylykbashin: Keni miratuar Kodin për

 

Pas vendimit të KAS për rinumërimin e votave në Fier dhe Tiranë, ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke akuzuar drejtpërdrejt dy përfaqësues të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashin dhe Gazment Bardhin.

Sipas Murrizit, nga 5200 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë, do të rinumërohen 1914 qendra, ose rreth 40% e totalit. Në veçanti, dy qarqet më të mëdha, Tirana dhe Fieri, do të rinumërohen tërësisht.

Duke iu drejtuar Bylykbashit dhe Bardhit, Murrizi ngriti pyetjen pse Partia Demokratike ka zgjedhur t’i besojë më shumë administratës zgjedhore të KQZ-së së drejtuar nga Ilirjan Celibashi, sesa komisionerëve dhe numëruesve të saj.

“Pse nuk u dakordësuat me rekomandimet 10-vjeçare të OSBE/ODIHR për të pasur administratë zgjedhore dhe komisionerë politikë nga PD, PS, LSI?”, pyet Murrizi.

Në një akuzë të drejtpërdrejtë, ai shton:

“Për Kodin Zgjedhor bastard, që mbyllët 90% të fituesve — nga 50 deputetë mbyllët 46 — e di që e bëtë për by… tuaj të përdredhur, se keni frikë si dreqi të shkoni te vota e qytetarit.”

Murrizi theksoi se demokratët janë ata që po paguajnë çmimin për këtë situatë dhe për mungesën e transparencës e besimit në procesin zgjedhor:

“Po demokratët çfarë faji kanë që të durojnë mosbesimin dhe mosvlerësimin tuaj?”, përfundon reagimin e tij Murrizi.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme