Politika 10 June 2025, 11:36 Nga VNA

U kallëzua nga Irena Gjoka, Berisha para SPAK: Deklaratat i ka marrë si fyerje. KLGJ gënjeu

Ndaje në Whatsapp
U kallëzua nga Irena Gjoka, Berisha para SPAK: Deklaratat i ka marrë

Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë këtë të martë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas një seance që zgjati rreth një orë. Në një deklaratë për mediat, Berisha bëri të ditur se është njoftuar për një padi për shpifje të ngritur ndaj tij nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila është përfshirë në shqyrtimin e çështjes së tij në Gjykatë.

Berisha akuzoi Gjokën se ka vepruar nën ndikimin politik të kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarit të lartë të drejtësisë Altin Troplini. “Irena Gjoka, një person që e ka vendin në burg, e nxitur nga Rama dhe Altin Troplini, ngre padi për fyerje ndaj meje,” u shpreh ai.

Sipas Berishës, shkak i padisë janë pyetjet që ai i ka drejtuar publikisht gjyqtares Gjoka lidhur me një bisedë të supozuar me ish-deputetin socialist Alket Hyseni për një shumë prej 500 mijë eurosh. “E pyeta publikisht nëse ka pasur një bisedë me Alket Hysenin për 500 mijë euro për të ndikuar në klasifikimin e një grupi si jo-kriminal, apo nëse ka lidhje me Mirel Mërtirin. Këtë e ka marrë si fyerje,” deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri akuzoi më tej gjyqtaren për lidhje familjare dhe miqësi të afërt me bashkëshorten e kryeministrit, Linda Rama, duke pretenduar se kjo përbën konflikt interesi në trajtimin e çështjes së tij.

“Kjo është një përpjekje për të më penguar në ushtrimin e funksionit tim si kryetar i opozitës. Pyetjet e mia ishin legjitime dhe nëse ajo do të ishte e pafajshme, do t’i kishte mohuar ose sqaruar,” u shpreh Berisha, duke e cilësuar gjyqtaren si “mashtruese ordinere” dhe “delinkuente klasike”.

Sali Berisha: SPAK ishte i shqetësuar se përse unë paskam fyer sipas tyre, Irena Gjokën. U pyeta nëse unë kam bisedë me Alket Hysenin, apo video, ku ai ka dhuruar 500 mijë euro. E kam pyetur Irena Gjokën nëse ka folur me Alket Hysenin për 500 mijë euro. Këtë e mori si fyerje. Këta janë llum njerëzor. Para dy javësh i japin avoketërve të mi vendimin e shkarkimit të Irena Gjokës. Pas dy javësh, gënjejnë deputetët, duke shkruar se KLD nuk ka vendimmarrje më 1996.

KLGJ gënjeu, tha se s’ka vendim të KLD më 1996 për shkarkim të Irena Gjokës. Vetëm sa nuk i thonë ‘virgjëresha e drejtësisë’, në kuptimin moral. Mediat e Ramës shpikin lajm nga policia se nuk është i vërtetë lajmi për Irena Gjokën. Më 2024, Prokuroria thotë se po nis hetim të thelluar dhe më pas përgjigja është se nuk kemi çfarë të hetojmë. Irena ka 5 mbiemra, është dënuar dy herë në Greqi.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme