Politika 10 June 2025, 09:00 Nga VNA

Lapaj harron premtimin e fushatës dhe deklaron se do të jetë ai deputeti i vetëm i “Shqipëria bëhet” në parlament

Ndaje në Whatsapp
Lapaj harron premtimin e fushatës dhe deklaron se do të jetë ai

Pavarësisht deklaratave të bëra gjatë fushatës, Adriatik Lapaj, drejtues i koalicionit “Shqipëria Bëhet”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se do të jetë në parlament si deputet, megjithëse kishte qenë në dilemë nëse duhej të linte punën e tij shumë të paguar.

Me gjasë, Lapaj nuk e mban mend premtimin që kishte bërë se nuk do të ishte ai në parlament, nëse partia që drejtonte do të merrte një mandat në zgjedhjet parlamentare. Por duket se premtimi është harruar, dhe tashmë meraku i vetëm i tij është rroga e deputetit, e cila, siç thotë ai, është më e vogël se të ardhurat që siguron si avokat.

“Të lë punën që kisha, që është shumë më e paguar se kjo që do të shkoj, nëse shkoj. Pse? Të shkosh në parlament si opozitë e vetme, përse? Të dalësh e të të shajnë të gjithë se nuk je pjesë e sistemit, pse? Ne e bëjmë këtë sepse vërtet e besojmë.

Unë jam avokat, funksionoj mbi letra. Do të hapet Fieri, mbase bëhen dy deputetë,” – tha Lapaj.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme