Politika 10 June 2025, 18:13 Nga VNA

Administrata e KQZ dhe jo 3 milionë eurot, duhet të rinumërojnë votat

Ndaje në Whatsapp
Administrata e KQZ dhe jo 3 milionë eurot, duhet të

Kur Ledio Braho në emër të PD kërkoi rinumërimin e votave të gjithë qarkut Tiranë, u kujdes që të sqaronte që rinumërimi nuk do ndodhte menjëherë.

Ai paralajmëroi se rinumërimi për Qarkun Tiranë, mund të niste pas 10 ditësh.

Të presësh 10 ditë, (të paktën), për të nisur rinumërimin e një numri aq të madh kutish, do të thotë që të humbësh ditë të çmuara.

Vetë Celibashi sot sqaroi se rinumërimi (kur të nisë) do dojë 20 ditë.

Ndërkohë 11 ditët që pasuan vendimin do duhet të bëheshin pushim!

Damian Gjiknuri nga salla e Kuvendit priste që rinumërimi të niste menjëherë dhe deklaroi se asnjë përfaqësues i PD nuk kish shkuar të tërhiqte kutitë që do të rinumëroheshin megjithëse 2 përfaqësuesit e PD kërkuan rinumërimin.

Por vetëm kaq! Habia e Damianit zgjati shumë pak dhe me sa duket edhe ai u bind me argumenta që "procesi kërkonte kosto". Kjo dije e re nisi të shpërndahej si lajm. Duhej kohë të piqeshin procedurat e tenderimit!

Nuk e dinte këtë Damjani që në fillim? Kush ja "mësoi" procedurën Damianit, menjëherë pasi u ankua nga salla e Kuvendit?

Kodi Zgjedhor angazhon dhe njeh administratën e KQZ si përgjegjëse për procesin e rinumërimit. Kështu e dinte edhe Damiani në fillim!

A mund të duhet të merret staf shtesë?

Për këtë duhen bërë ca llogari.

Në rast rinumërimi gjithë stafi i KQZ janë numërues.

KAS është KZAZ.

Sa për salla nuk është e vështirë që të gjenden ambjente pa qira përpara se të tentohej të rimerrej me qira kompleksi ku u mbajtën dhe numëruan vorat e diasporës.

Sa për njerëz, KQZ ka rreth 350 veta staf (të përhershëm + të përkohshëm).

Celibashi, (përveçse njeri me gusto të shtrenjta), ka dëshmuar në më shumë sesa një rast që nuk di t'i bëjë llogaritë për interes të shtetit.

Sot Celibashi deklaroi se:

"Procesi do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” dhe se do të realizohet nga stafi i KQZ, dhe jo nga subjektet politike."

"Për Tiranën - tha Celibashi - janë angazhuar 208 grupe numërimi ose 104 tavolina, ndërkohë që për qarkun e Fierit, 92 grupe numërimi ose 46 tavolina."

Ti bëjmë pak llogaritë e Celibashit!

Ekspertët sqarojnë se KZAZ (që në këtë rast është KAS) nuk mund të menaxhojë më shume se 40 grupe njëkohësisht. Me këtë logjikë ndërtohen edhe KZAZ-të dhe numri maksimal i tavolinave.

Sipas ekspertëve një KZAZ maksimalisht mund te menaxhojë 40 grupe me 2 veta = 80 persona.  Me dy turne duhen 160 persona.

Kaq staf e ka KQZ pa pasur nevojë për staf shtesë.

Edhe ne llogaritë e Celibashit nuk duhet staf shtesë ne fakt.

Por pse ju desh të permendtte ato 3 milionë eurot e "kursyera" që do u përdorkan për rinumërimin?

Pse nuk e nisi rinumërimin administrata e Celibashit menjëherë pas ditës së Enjte, por të gjithë ranë dakord që të merrnim të paktën 11 dite kohë?

Nëse me llogaritë e Celibashit procesi kërkonte 20 ditë me 100 tavolina, pse duheshin humbur 11 ditë?

100 tavolina janë me shume se dyfishi i tavolinave që mund të menaxhojë një KZAZ e zakonshme.

Mos u habisni që pasi humbi 11 ditë duke kërkuar si te shpenzojë 3 milionë eurot "e kursyera" nga votimi i diasporës, të rezultojë që procesi të zgjasë me shumë se 20 ditë.

Kur për shpërndarjen e zarfeve të diasporës ju deshën 2 javë shtesë nga "llogaria" e bërë "perfekt", bëjeni pak vetë llogarinë se sa ditë do duhen për rinumërimin.

Sa për ato 3 milionë eurot e kursyera nga kontrata me DHL, si fillim duhet të jetë e qartë që Celibashi nuk i përdor dot për qëllime të tjera pa miratimin e Ministrisë së Financave të Edi Ramës.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme