Politika 10 June 2025, 16:18 Nga VNA

Rinumërim votash edhe në Durrës/ Hapen edhe kutitë e kërkuara nga Partia e Legalitetit për votat e Aulon Kalasë

Ndaje në Whatsapp
Rinumërim votash edhe në Durrës/ Hapen edhe kutitë e

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me kërkesë të dy anëtarëve, ka vendosur rinumërimin e një pjese të konsiderueshme të votave në qarkun e Durrësit, pas shqyrtimit të disa kërkesave ankimore.

Në vendimin e marrë këtë të martë, KAS miratoi hapjen e të gjitha kutive të KZAZ nr. 21 dhe 22, si dhe të 126 kutive të tjera të listuara në kërkesën e paraqitur nga koalicioni PD-ASHM.

Po ashtu, KAS vendosi hapjen dhe rinumërimin e 100% të fletëve të votimit të ardhura nga diaspora, gjithashtu sipas kërkesës së PD-ASHM.

Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte pranimi i kërkesës së Partisë Lëvizja e Legalitetit, nëpërmjet së cilës do të hapen edhe 60 kuti votimi. Ky vendim përfshin edhe kutitë që mbajnë votat për kandidatin e kësaj force politike në Durrës, Aulon Kalaja, i cili kishte kërkuar rinumërim përmes subjektit që e mbështeti në këtë kërkesë.

Në total, sipas kësaj vendimmarrjeje, do të hapen dhe rinumërohen rreth 60% e kutive të votimit brenda territorit të qarkut Durrës, përveç votave të diasporës, që do të rinumërohen plotësisht.

Ky është qarku i tretë, pas Tiranës dhe Fierit, ku dy anëtarë të KAS përdorin dispozitën ligjore që kanë në dispozicion për të rinumëruat votat. Proçesi parashikohet të nisë javën e ardhshme dhe pritet të zgjasë nga 18-20 ditë.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme