Politika 11 June 2025, 12:55 Nga VNA

Berisha akuzon Ramën për kapjen e BKH: “Do emërojë një tjetër Çako”

Ndaje në Whatsapp
Berisha akuzon Ramën për kapjen e BKH: “Do emërojë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me procesin e përzgjedhjes së drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Gjatë një konference për mediat, Berisha deklaroi se emërimi është i parapërcaktuar dhe se vendimi i fundit do të merret personalisht nga kryeministri.

“Të lobojë kush të dojë, ai do emërohet nga Edi Rama. Aty janë futur disa emra për të dalë ndonjë Çako apo si Çako”, u shpreh Berisha, duke iu referuar ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Kryedemokrati ironizoi gjithashtu edhe një tjetër ish-drejtor të Policisë, Ardi Veliun, për të cilin tha se nuk ka garuar për postin, pasi ka qenë “kandidat rezervë”.

Akuzat për BKH erdhën në një kontekst më të gjerë kritikash ndaj qeverisë. Berisha ngriti pretendime serioze për presion dhe kërcënime ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve, duke përmendur me emër kryeministrin Edi Rama dhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

“Janë kërcënuar egërsisht vëzhguesit ndërkombëtarë. Vetë Rama dhe ministri i tij Igli Hasani. Në Shqipëri thotë jam shqiptar, në Greqi thotë jam grek. Këta nuk janë për asnjë komb”, tha Berisha.

Ndërkohë, ai e cilësoi si akt politik dhe kriminal zgjatjen e hetimeve me gjashtë muaj ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sipas tij, vendimi është marrë me urdhër të drejtpërdrejtë të Ramës dhe përbën një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

“Meta u mbajt në burg si person nën hetim, pa asnjë provë. Dosja është dorëzuar në gjykatë dhe megjithatë kërkohet shtyrja e hetimeve për gjashtë muaj të tjerë. Kjo është diktaturë në formën e saj më të shëmtuar, është narkodiktaturë”, u shpreh Berisha.

Ai përfundoi deklaratën duke e akuzuar kryeministrin Rama për urrejtje personale dhe politike ndaj kundërshtarëve, duke sjellë edhe referenca historike me tone të forta akuzuese ndaj familjes së tij.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme