Politika 11 June 2025, 16:48 Nga VNA

Ilir Metës i ndalohet stërvitja në burg për 10 ditë! Denoncon PL: “Po i cënohet liria e fjalës”

Ndaje në Whatsapp
Ilir Metës i ndalohet stërvitja në burg për 10 ditë!

Në një reagim të ashpër, Partia e Lirisë ka denoncuar si “përpjekje kriminale” dënimin disiplinor të liderit të saj, Ilir Meta, i cili u ndëshkua me 10 ditë ndalim aktivitetesh brenda ambienteve të paraburgimit, pasi zhvilloi një intervistë. Sipas njoftimit të forcës opozitare, ky dënim është një tjetër akt represioni që tregon, sipas saj, fytyrën e vërtetë të “Narkoregjimit”.

Sipas nënkryetarit Tedi Blushi, ngjarjet e 11 majit, që kulmuan me arrestimin e Ilir Metës, kanë vërtetuar se zgjedhjet lokale janë zhvilluar nën standarde mafioze dhe tërësisht kriminale. Ai e cilëson arrestimin e Metës si një “rrëmbim terrorist” dhe një akt të paramenduar politik, që sipas tij, u konkretizua më pas në Vorë, ku bandat – siç thotë Blushi – morën peng qendrat e votimit.

Në qendër të akuzave qëndron edhe Task Forca e ngritur nga SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore, të cilën Partia e Lirisë e cilëson si një strukturë tërësisht të ndërtuar për të goditur opozitën dhe për të mbuluar “masakrën elektorale” të 11 majit. Për Blushin, ky nuk është më një institucion i drejtësisë, por një instrument i kontrolluar politikisht nga kryeministri Edi Rama dhe i drejtuar nga prokurori Altin Dumani.

“Në vend që të arrestonin banditët që kërcënonin opozitën para syve të kamerave ditën e zgjedhjeve, SPAK dhe Dumani zgjodhën të vijojnë izolimin ekstrem të Ilir Metës, pa asnjë provë ligjore, në shkelje të çdo norme kushtetuese dhe ndërkombëtare,” – thuhet në deklaratën e Partisë së Lirisë.

Sipas Blushit, zgjatja e hetimeve për Metën është një manovër mafioze e urdhëruar që në vitin 2022 nga vetë Rama, në një deklaratë të bërë në Asamblenë e Partisë Socialiste. Ndaj, siç njofton zyrtarisht forca politike, masa e arrestit do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese, me synim që çështja të shkojë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Por kulmi, sipas Partisë së Lirisë, ka ardhur këto ditë me vendimin e Komisionit Disiplinor të IEVP “Jordan Misja”, i cili ndëshkoi Metën me 10 ditë ndalim të aktiviteteve sportive, vetëm për faktin se foli me një gazetare. Një masë që Blushi e cilëson jo vetëm qesharake, por edhe represive, që synon ta mbyllë liderin opozitar në heshtje të plotë, pa të drejtë komunikimi me opinionin publik.

“Edhe në kushtet e izolimit të padrejtë, Ilir Meta vazhdon të drejtojë me vendosmëri dhe efikasitet Partinë e Lirisë, duke garantuar të gjithë gazetarët e pavarur se nuk do të ketë forcë që t’i ndalë të drejtën për të komunikuar,” – thuhet në deklaratë.

Partia e Lirisë e cilëson arrestimin e Metës si një strategji të pastër politike për të trafikuar mandate dhe për të shuar opozitarizmin në vend, ndërsa paralajmëron se shumë shpejt “ky rrëmbim do të marrë përgjigjen e merituar ligjore”.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme