Politika 11 June 2025, 16:35 Nga VNA

58 deputetët e rinj të PS-së do marrin leksione nga Rama: Çfarë do të mësojnë talentet e reja socialiste?

Ndaje në Whatsapp
58 deputetët e rinj të PS-së do marrin leksione nga Rama:

58 deputetë të rinj të PS do marrin leksione nga Edi Rama se si duhet të sillen në Kuvend. Ata madje do të duhet të shtyjnë pushimet, pasi fillimisht do të marrin pjesë në një shkollë verore që do të zgjasë një muaj, nga data 20 qershor deri më 20 korrik. Lektorët e Akademisë Politike do të jenë drejtuesit më të lartë të qeverisë, partisë dhe Kuvendit: Kryeministri Rama, Kryetarja e Kuvendit Spiropali, nënkryetari i Kuvendit Çuçi, Ministrat Balla dhe Pirdeni, Kryetarët e Komisionit Antikorrupsion dhe Kundër Dezinformimit, Xhafaj dhe Braçe, si dhe deputetë të tjerë.

Leksionet do të zhvillohen çdo fundjavë të korrikut, ndërsa pyetja që lind në këto raste është: çfarë do t’i mësojë Edi Rama talenteve të reja socialiste? Ligjin? Etikën? Apo batutat? Sepse sa për Spiropalin dhe ndonjë tjetër, është e qartë që leksioni i vetëm mbetet të jetë: mos ndiqni rrugën tonë se mund të përfundoni në SPAK. Ose në rastin më të mirë do të jeni objekt talljesh e një grupi politik që s’ka më asnjë personalitet të spikatur, veç kopje të shëmtuara të “Shefit të Madh.”

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme