Politika 12 June 2025, 14:55 Nga VNA

Kushtetuesja fshikullon Ramën për kërkesën e gjyqtarëve për rritje pagash

Ndaje në Whatsapp
Kushtetuesja fshikullon Ramën për kërkesën e gjyqtarëve

Gjykata Kushtetuese i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit, i cili e cilësoi si “një praktikë unike, e padëgjuar më parë në historinë e shteteve – që gjyqtarët t’ia caktojnë vetes pagat përmes gjykatës”, kërkesën e re të Unionit të Gjyqtarëve për rritje të pagave. Në reagimin e saj zyrtar, Gjykata Kushtetuese thekson: “Gjykata Kushtetuese siguron publikun dhe palët në proces se ajo është e pavarur në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues dhe nuk ndikohet prej tyre në veprimtarinë apo vendimmarrjen e saj. Gjykata rithekson se vendimet e saj mund të jenë objekt kritikash; megjithatë, çdo formë ndikimi apo përpjekje për të vënë në dyshim autoritetin dhe reputacionin e saj – qoftë edhe në dukje – është e papranueshme, pasi cenon vetë parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe të ndarjes e balancimit të pushteteve.” Më herët, në rrjetin social X, kryeministri Edi Rama reagoi ashpër ndaj kërkesës së re të Unionit të Gjyqtarëve për rritje pagash, duke deklaruar: “Për herë të dytë brenda tre viteve, Unioni i Gjyqtarëve kërkon sërish rritjen e pagave përmes gjykatës. Një praktikë unike, e padëgjuar më parë në historinë e shteteve – që gjyqtarët t’ia caktojnë vetes pagat përmes gjykatës – ka ndodhur në Shqipëri, në vitin 2022, kur ky Union kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që paga bazë e gjyqtarëve të ekuivalentohej ose me pagën bazë të Drejtorit të Departamentit në Kryeministri, ose me një përqindje të pagës së Presidentit, sipas dëshirës së gjyqtarëve. Dhe Gjykata Kushtetuese e pranoi kërkesën – me një shurdhëri mbresëlënëse ndaj kundërshtimeve të forta të qeverisë, si palë në proces – duke garantuar një pagë bazë të lidhur prej 156.000 lekësh.” Sipas kryeministrit, kjo vendimmarrje ka qenë aq e favorshme për Unionin, sa ata kanë kërkuar përsëri rritje pagash. “Kjo ndërhyrje skandaloze e gjyqësorit në kompetencat e ekzekutivit, mesa duket, u ka shijuar aq shumë, sa pas rritjes së pagave të administratës në maj 2023, Unioni i Gjyqtarëve tani i është drejtuar sërish gjykatës për të kërkuar rritje tjetër të pagave. Këtë herë, Unioni kërkon që paga bazë të lidhet vetëm me atë të Drejtorit të Departamentit në Kryeministri dhe, njëkohësisht, kërkon ndryshimin e ligjit.” Reagimin e kryeministrit, Gjykata Kushtetuese e konsideron të papranueshëm dhe si një formë ndikimi, si dhe një përpjekje për të vënë në dyshim autoritetin e saj.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme