Politika 12 June 2025, 13:22 Nga VNA

Kandidatët brenda listave të PD vodhën votat e njëri-tjetrit, Berisha: Nuk i njohim zgjedhjet, ka parregullsi serioze në proces

Ndaje në Whatsapp
Kandidatët brenda listave të PD vodhën votat e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sërish sot në një konferencë për mediat për të deklaruar se PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore nuk e njohin legjitimitetin e zgjedhjeve të 11 majit.

Edhe pse deri tani ka rezultuar që manipulimi i votave është bërë mes kandidatëve demokratë, sipas Berishës, forca politike që ai drejton është në posedim të një sërë dokumentesh që sipas tij tregojnë parregullsi serioze në proces.

“Duhet ta kenë të qartë të gjithë shqiptarët: qëndrimi i parë i Partisë Demokratike dhe ASHM është se nuk e pranojmë legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve,” tha Berisha.

Ai gjithashtu theksoi se PD jo vetëm që nuk do t’i pengojë kandidatët që të kërkojnë sqarime për votat, por do t’i mbështesë.

“Çdokush që kërkon transparencë do të mbështetet. Ligji mund të mos i përligjë, por Partia Demokratike është në krah të tyre,” u shpreh ai.

Berisha konfirmoi se betejat ligjore të PD do të vazhdojnë në të gjitha qarqet, si pjesë e një përpjekjeje për të kundërshtuar atë që ai e cilësoi si një proces zgjedhor të deformuar.

 

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme