Politika 13 June 2025, 13:10 Nga VNA

Berisha mbështet propozimin e Shehajt për kandidat të përbashkët të opozitës në Tiranë, por mos të jetë jopolitik

Ndaje në Whatsapp
Berisha mbështet propozimin e Shehajt për kandidat të

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot në një konferencë me gazetarët propozimin e deputetit Agron Shehaj, që partitë opozitare të dalin me një kandidat të përbashkët, por jopolitik, në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës.

Berisha u shpreh se e mbështet plotësisht idenë për një kandidat të përbashkët, por theksoi se nuk është dakord me kriterin që ai të jetë “jopolitik”.

“Për të dalë partitë opozitare me një kandidat këtë e mbështes plotësisht, por që të pretendohet të zgjidhet kryetari i Bashkisë së kryeqytetit një njeri jopolitik këtë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë,” u shpreh Berisha.

“Sepse të paktën duhet të ketë një program ku çmonton të gjithë batërdinë bazuar në politikën e narkoshtetit. Nuk e di ç’nënkuptohet me një kandidat jo politik, por për një kandidat të përbashkët, plotësisht e drejtë.”

Në të njëjtën konferencë për mediat, Berisha publikoi një dokument që, sipas tij, është procesverbali i rezultatit të votimeve në qendrën e votimit në burgun e Elbasanit. Ai ironizoi faktin që kandidatja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka marrë 92 nga 102 vota të vlefshme, duke e cilësuar atë si “princesha e burgut”.

“E patë besoj. Ja. Një bandit që futet. Me gisht revolje. Është qendra e votimit e burgut të Elbasanit. Në të cilën Sara Mila, famozja Sara Mila, është njeriu më i adhuruar në burgun e Elbasanit. A mund të imagjinoni ju? Nga 102 vota të vlefshme, e adhuruara pafundësisht Sara Mila merr 92 vota,” tha Berisha me ironi.

Sipas tij, ky rezultat është tregues i ndikimit të krimit dhe të grupeve të strukturuara në procesin zgjedhor, veçanërisht në institucionet e vuajtjes së dënimit.

“Sepse burgun e kontrollojnë totalisht ata që kontrollojnë Ulëzin. Dhe Ulëzin e kontrollojnë vetëm bandat. Princesha e burgut Sara Mila. S’ke ç’ti thuash,” vijoi ai.

Duke vijuar me akuzat e tij, Berisha përmendi dhe emrin e Emiljano Shullazit, duke thënë se:

“Shullazi, Ulëziu, i ngarkoi 313 dhe Shullazi, nën terror, ka detyruar Emilin e partisë që të burgosurit të votojnë për kandidatin e partisë. Ja pra këto ishin zgjedhjet. Farsa. Urdhëroni. Princesha e burgut.”

Deklaratat e Berishës vijnë në vazhdën e kontestimeve të opozitës ndaj procesit zgjedhor, i cili, sipas tyre, është shoqëruar me manipulime, presione dhe përfshirje të grupeve kriminale.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme