Politika 13 June 2025, 15:14 Nga VNA

Shtyhet për të martën seanca ndaj Erion Veliajt, mungonte biznesmeni Elman Abule

Ndaje në Whatsapp
Shtyhet për të martën seanca ndaj Erion Veliajt, mungonte

Seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ku pritej që SPAK të raportonte mbi hetimet dy mujore ndaj tij, është shtyrë për ditën e martë në orën 11:30. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e biznesmenit Elman Abule, i cili ndodhet në arrest shtëpie dhe nuk ishte i pranishëm në sallë.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt në ambientet e Bashkisë së Tiranës si i dyshuar për disa vepra penale të rënda: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në 9 raste, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, si dhe “Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurisë dhe interesave privatë”.

Ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, është vendosur masa e sigurisë "detyrim paraqitje".

SPAK bën me dije se, nga hetimet paraprake, ka dalë në pah një skemë e mirëorganizuar e ngritur nga Veliaj dhe bashkëshortja e tij, me qëllim përfitimin e parregullt të fondeve publike përmes veprimeve të fshehta dhe të paligjshme.

Sipas organit të akuzës, fondet janë përvetësuar nëpërmjet mekanizmave të vendosur në funksion brenda Bashkisë së Tiranës, me synimin e përfitimeve personale dhe familjare.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme