Politika 14 June 2025, 10:35 Nga VNA

Stafi, kamerat dhe ekranet e KQZ së Celibashit. Pse SPAK duhet të hetojë për 2 mil eurot e rinumërimit

Ndaje në Whatsapp
Stafi, kamerat dhe ekranet e KQZ së Celibashit. Pse SPAK duhet të

4 ditë më parë Ilirjan Celibashi në një konferencë për shtyp sqaroi mediat lidhur me kostot e procesit të rinumërimit të 2 qarqeve. Ndërkohë që numri i kutive që do hapen për rinumërim është rritur, nuk dihet ende se ç'ndodh me kostot e këtij procesi.

Në fakt qëllimi i vërtetë i konferencës pér shtyp ishte deklarimi, (përpara kamerave) që Celibashi kish në plan të shpenzonte deri në 2 milionë euro si kosto për procesin e rinumërimit. Si për të thënë se gjithshka ishte transparente dhe se ai nuk kish gjë për të fshehur. Ua tha të gjithëve që do harxhonte 2 milion euro! Si një mënyrë për t’u shfajësuar për këto ekstra shpenzime.

E gjitha kjo shkaktoi dhe konfuzion,për shkak se Celibashi nga njëra anë tha se nuk do kërkonte para shtesë dhe nga ana tjetër tha se nga procesi i votimit të diasporës kish kursyer 2 milion euro. Shumë nga ata që dëkuan këto deklarata arritën në konkluzionin që këto 2 milion euro ishin "kursime" nga pagesa që do ish dashur t'i bëhej DHL-së.

Ditët që vijuan në shtyp rrodhi edhe kushti që KQZ (Celibashi në këtë rast) i kish vënë DHL-së për shlyerjen e pagesës prej 9.3 milion Euro. Çudi si rrodhi ajo letër në fakt kur kryekomisioneri nuk i ka dhënë ende përgjigje letres së DHL-së për pasaktësitë e shifrave të zarfeve që Celibashi referonte gjatë numërimit në Wall-in e KQZ. Atë letër Celibashi mesa duket e mban fort në kasafortë.

Në këtë kakofoni milionash u ngatërruan të gjithë, përfshirë dhe përfaqësuesin e PD-së në KQZ. Ç’ka i bëri të gjithë të mendojnë se lëmshi i shkaktuar nga Celibashi është vërtet i pazgjidhshëm. Sidoqoftë ndërhyrja e Marash Logut në mbledhjen e KQZ, (KAS në këtë rast), i dha mundësi drejtoreshës se KQZ (Celibashi kësaj radhe), që të fliste dhe të gjithë kuptuan. Që ato 2 milionë euro nuk qenkëshin kursime nga shuma që duhet t'i paguhet DHL-së sipas kontratës.

Qenkëshin miliona të papërdorura nga totali që Buxheti i Shtetit i ka vënë në dispozicion KQZ-së, (Celibashit dmth), për votën e emigrantëve.

Në kushte normale ato miliona i kthehen Buxhetit të Shtetit.

Por jo! Celibashi pasi deklaron se i ka kursyer, meqë ai është nikoqir i mirë, do i përdori për rinumërimin.

Çdo njeri me logjikë normale e kupton se që rinumërimi është një farsë e stisur, që nuk do sjellë asnjë ndryshim rezultati. Por kur për këtë farsën u dashkan shpenzuar edhe 2 milion euro këtu çështja bëhet më serioze.

Për çfarë do i shpenzojë Celibashi 2 milione eurot?

Të gjitha pajisjet që mendon të instaloje tek "Farie Hoti", janë pronë e KQZ dhe janë shumë, s'ka nevojë të blihen shtesa

Kamerat janë në pronësi të KQZ dhe janë shumë.

Ekranet janë në pronësi të KQZ dhe janë shumë.

Kodi detyron administratën e KQZ të rinumërojnë dhe administrata e KQZ është shumë.

Çfarë po tenderon Celibashi? Uniforma për stafin e KQZ? Numërimi i Dibrës u bë me stafin me rrobat e veta dhe jelekët e përdorur nga numëruesit. Edhe kamerat aty ishin, edhe ekranet.

Edhe jelekë ka shumë.

Do të tenderojë badget që do varin në qafë numëruesit? Po numëruesit janë staf e KQZ dhe badget janë pjesë e outfitit të tyre të zakonshëm në ambjentet e KQZ.

Në 350 punonjës (me kohë të plotë dhe të pjesshme), KQZ ka dhjetra persona që mund të operojnë kamerat dhe pajisjet.

Çfarë do blerë Celibashi, me 2 milionë Euro?

Këto pyetje ndoshta do ishte mirë ti bënte zoti Logu si mbrojtës i interesave të opozitës. Askush nuk pret që për to të shqetësohet Bylykbashi dhe Gjiknuri se ata po bëhen gati për ndryshimet e reja në kodin zgjedhor.

Por së paku Ilirian Celibashin dikush duhet ta pyesë: për çfarë i duhen 2 mil euro rinumërimit? E në mos media, institucionet që hetojnë për këto raste duhet së paku të interesohen e të shohin ku përfunduan 2 mil eurot e shqiptarëve?

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme