Politika 13 June 2025, 22:55 Nga VNA

Belind Këlliçi për listën e PD në Tiranë: Duhej të krijonim hapësira që të kishim qëndrime të ndryshme

Ndaje në Whatsapp
Belind Këlliçi për listën e PD në Tiranë: Duhej

Një nga shkaqet e humbjes së thellë të PD, është edhe përbërja e listave të mbyllura me emra që nuk sjellin vota, ndërsa këtë e shprehin edhe vet përfaqësuesit e kësaj force politike.

I pyetur nëse ishin penduar për listën e Tiranës, drejtuesi politik i PD në zgjedhjet e 11 majit, Belind Këlliçi në A2CNN,  ndoëse e justifikoi se nuk ka lista perfekte, tha se ajo e PD për Tiranën ishte e ndikuar nga rrethanat ku ndodheshim.

Deputeti i sapozgjedhur demokrat, pranoi po ashtu se ka pasur mundësi për të bërë më mirë me kandidatët e Tiranës, kur u vendos përballë faktit se ajo dukej në sytë e publikut si një listë e vjetër dhe e konsumuar.

“Që a mund të kishte hapësira për të punuar më shumë, për t’u hapur më shumë, për të patur qëndrime të ndryshme, patjetër kjo është e dukshme edhe pa diskutim kjo është e pranueshme”, pranoi Këlliçi.

 

Video

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë goditi ishullin Kyushu nw Japoni, ndërsa një ekip kirurgësh ndodhej në mes të një operacioni delikat. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar çastet e tensionit, ku mjekët përpiqen me çdo kusht të mbrojnë pacientin dhe të mbajnë të palëvizshme tavolinën e operacionit, ndërsa salla dridhet nga lëkundjet e forta. Pavarësisht panikut dhe rrezikut, stafi mjekësor nuk e braktisi pacientin. Operacioni u ndërpre vetëm për pak minuta dhe më pas rifilloi, duke përfunduar me sukses. Tërmeti shkaktoi pasoja të rënda në Japoni, me dhjetëra viktima, mbi 100 të plagosur, ndërtesa të shembura dhe mijëra familje pa energji elektrike.

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Vullkani Etna në Siçili vijon të mahnisë me aktivitetin e tij spektakolar, por edhe të krijojë vështirësi për zonën përreth. Një çarje e re shpërthyese është hapur në zonën e Valle del Bove, në një lartësi rreth 2 750 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, gjatë natës është regjistruar një ujëvarë e fuqishme llave nga krateri Voragine, në një lartësi prej rreth 3 000 metrash, duke krijuar një pamje mbresëlënëse të ndriçuar nga flakët e lavës. Aktiviteti i Etna-s ka ndikuar edhe në transportin ajror. Aeroporti i Katanias u hap përkohësisht, por më pas u mbyll sërish për shkak të hirit vullkanik të shpërndarë në atmosferë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme