Politika 13 June 2025, 17:14 Nga VNA

“Kandidati i përbashkët për bashkinë Tiranë”, paralajmërim i një koalicioni mes Berishës dhe Shehajt?

Ndaje në Whatsapp
“Kandidati i përbashkët për bashkinë

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe kryetari i PD, Sali Berisha, mesa duket po shkojnë drejt gjetjes së një gjuhe të përbashkët që në zgjedhjet e ardhshme për bashkinë e Tiranës të dalin me një kandidat të përbashkët.

Të paktën këtë kanë lënë të kuptohet dy krerët e partive pas deklaratave që kanë bërë së fundmi. I pari që ka hedhur idenë ka qenë Agron Shehaj në emisionin “Erla Now” në Euroneës Albania mbrëmjen e djeshme, ku tha se opozita e përçarë e ka të pamundur të fitojë në bashkinë e Tiranës, pasi këtë tregon edhe rezultati i 11 majit. Sipas tij, e vetmja mundësi që bashkia e kryeqytetit mos t’u lihet sërish socialistëve, është që partitë opozitare të mbështesin një kandidat jo politik.

“Ekziston një mundësi për këtë, dhe mundësia është nëse ne do vendosim të gjithë bashkë të kandidojmë dhe mbështesim një kandidat jo politik. Të gjejmë një kandidat, anëtar të asnjë partie politike, por një kandidat teknik që gëzon respektin e shoqërisë shqiptare”, tha Shehaj.

Përgjigjen e parë Shehaj e mori nga kreu i PD, Sali Berisha, i cili në konferencën për mediat mesditën e sotme, u shpreh se është dakord që të dalin me kandidat të përbashkët, duke theksuar se e mbështet plotësisht propozimin. Por sipas tij, kandidati duhet të jetë politik.

“Për të dalë partitë opozitare me një kandidat këtë e mbështes plotësisht, por që të pretendohet të zgjidhet kryetari i Bashkisë së kryeqytetit një njeri jopolitik këtë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë.

Sepse të paktën duhet të ketë një program ku çmonton të gjithë batërdinë bazuar në politikën e narkoshtetit. Nuk e di ç’nënkuptohet me një kandidat jo politik, por për një kandidat të përbashkët, plotësisht e drejtë” – tha Berisha.

Përtej kandidatit nëse do jetë politik apo jo politik, pasi më shumë është çështje emri, parimisht duket se Shehaj dhe Berisha po shkojnë drejt një koalicioni në zgjedhjet që mund të mbahen për bashkinë e Tiranës. Dhe nëse kjo do të ndodh zyrtarisht, ky do të jetë një ribashkim i dy ish-bashkëpunëtorëve në PD.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme